FB

October 20, 2021 | 8:05

Posta / “Unë birësova fëmijën e padëshiruar të motrës sime dhe tani ajo po përpiqet të më shkatërrojë jetën”

Prindi anonim bëri një postim në Reddit, duke shpjeguar se ajo adoptoi vajzën e motrës së saj, pasi e motra vendosi të heq dorë prej saj. Por vite më vonë, motra i ka kërkuar asaj të heqë dorë nga të drejtat e saj prindërore dhe t’ia kthejë vajzën asaj.

Kuptohet, ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga vajza, por e motra nuk e kupton.

“Unë nuk mund të bëjë fëmijë dhe e dija që nuk mund të kisha fëmijë, kështu që kur motra ime 18-vjeçare tha se po e jep fëmijën e saj për birësim, vendosa të bëhem nëna e saj”, shkroi ajo në Reddit.

“Ajo nuk më takoi për 5 muaj pas lindjes. Motra ime mbeti shtatzënë nga një takim vetëm për një natë dhe nuk e mbante mend ose e njihte babanë në kohën e lindjes”.

Kështu që motra e saj e adoptoi ligjërisht fëmijën dhe në një kthesë të çuditshme të fatit, përfundoi të martohej me burrin që ishte babai i vërtetë i vajzës së saj.

Ajo shpjegoi: “Motra ime ishte ndeshur me të në një klub dhe në gjendje të dehur kishte rrëfyer për shtatzëninë. Ne u takuam, ai u lidh me vajzën e tij dhe tani ai është burri im prej 7-vitesh”.

Motrat shkëputën kontaktin me njëra-tjetrën, kështu që gruaja u trondit kur mori një telefonatë prej saj kohët e fundit, duke i bërë asaj të ditur se ishte martuar vitin e kaluar. Çifti është përpjekur për të bërë fëmijë, por burri i motrës së saj nuk mund të bëjë fëmijë, gjë që padyshim krijon një situatë të vështirë.

Por gruaja u trondit kur motra e saj kërkoi “foshnjën e saj” dhe kjo padyshim refuzoi. Duke shkruar në Reddit, ajo shtoi: “Unë mbeta pa fjalë për disa çaste para se të përgjigjesha dhe ti thoja se nëse dëshiron ta takojë fëmijën tim si teze, ajo është e mirëpritur.

“Ne të dyja mund të ulemi dhe të shpjegojmë arsyen e mungesës së saj, por ajo nuk mund të më kërkojë të heq dorë nga fëmija im.

“Ajo tha se do të më padisë pasi është nëna biologjike. Unë i thashë se ajo ishte jashtë logjike dhe i tregova për burrin tim.

“Ajo shpërtheu dhe më tha se i vodha jetën. U mërzita shumë dhe e mbylla telefonin”.

Pasi kërkoi këshilla se çfarë të bënte më tej, Redditors mbështeti gruan, duke thënë se nuk kishte bërë asgjë të keqe.

Një person pyeti: “Pra, më lejoni të kuptoj diçka, fëmija juaj tani është 11 vjeç dhe motra juaj mendon se ajo thjesht mund të vij dhe të bëhet nëna e saj?”

Një tjetër shtoi: “Unë nuk do ta lejoja motrën tuaj të shihte fëmijën. Ose nëse po, sigurisht asnjëherë vetëm.

“Kjo është jashtëzakonisht e keqe, madje edhe duke injoruar plotësisht ndjenjat tuaja. Kjo do të ishte një gjë e tmerrshme për t’i bërë fëmijës suaj dhe tregon se ajo ose i ka mohuar ndjenjat e vajzës së saj ose është deluzionale në të menduarit e saj”.

 

 

Burimi / https://www.mirror.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top