Dëshmi

April 8, 2022 | 10:23

Posta / “Unë e dua burrin dhe fëmijët e mi, por nuk do doja të isha nënë”

Prindërimi mund të jetë pak i vështirë për çdokënd. Gjithsesi, ndjenja e të pasurit një fëmijë është e magjishme, duke ju plotësuar si qenie. Sfida është të largoni mendimet tuaja të frikshme…

74add107-bc01-4862-99fa-e022a905c849

Pyetja: Unë jam një grua e martuar dhe e lumtur me familjen time. Por, do doja që gjërat të mos ishin kështu në disa momente. Gjatë të 20-ave, isha e sigurt se doja të kisha fëmijë, në fillim të të 30-ave vendosa që nuk do të kisha. E takova burrin tim në moshën 35-vjeçare dhe papritur mbeta shtatzënë. Të dy ishim shumë të kënaqur. Por, tani që kam fëmijë, nuk jam aq e sigurt se ishte një vendim i drejtë. I dua fëmijët dhe burrin tim, por shpesh dëshiroj të mos isha nënë. Tani kam një jetë të mirë, por ndihem e torturuar. Unë shqetësohem se si mund t’i siguroj fëmijët e mi dhe në çfarë lloj bote i kam sjellë ata. Burri im me të drejtë thotë se është ankthi im ai që më vështirëson gjërat. Si mund të mësoj të pranoj dhe të vazhdoj me jetën time dhe thjesht të “jem e lumtur”?

Përgjigja e Philippa-s: Kjo nuk është e lehtë. Mes gëzimeve, buzëqeshjeve të para, hapave, fjalëve dhe lidhjeve të thelluara, ka shumë pagjumësi, lodhje dhe mundim emocional. Pediatri dhe psikoanalisti Donald Ëinnicott, ishte i pari që theksoi se sa normale është të ndiejmë pakënaqësi ndaj fëmijëve tanë ndonjëherë. Nuk është për t’u habitur që mund të dëshironit të mos ishit nënë. Dikush tha dikur se të kesh fëmijë ishte paksa si të shikosh futboll: ti vuash 90 minuta pa ndodhur asgjë, por skuadra jote shënon një gol në minutën e fundit dhe ti largohesh me euforizëm dhe thua se ishte një ndeshje e shkëlqyer. Për të përballuar jetën, ajo që bëjmë në mënyrë të pandërgjegjshme është të përpiqemi t’i bëjmë më të sigurta pasiguritë e pashmangshme. Çdo rregullim i papritur që duhet të bëjmë, prindërimi është një rregullim i tillë, mund të na bëjë që të bëhemi edhe më intolerantë ndaj pasigurisë dhe të detyrohemi ta lidhim jetën në paketa të rregullta përfundimesh të parapara. Të jesh nënë nuk është vetëm një fjalë e thënë. Askush prej nesh nuk është prej guri, njerëzit janë më fleksibël dhe më në ndryshim se kaq. Harrojini kategoritë dhe mos e dorëzoni veten.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.theguardian.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top