FB

September 30, 2023 | 8:31

Posta / Unë ende e dua të dashurën time edhe pse ajo më tradhtoi

Unë ende e dua të dashurën time, por ajo më ka tradhtuar dhe tani dëshiron të jemi thjesht miq.

Jemi të dy 19 vjeç dhe kemi katër vjet bashkë. Kur ajo shkoi në universitet ajo tha se do ta bënte lidhjen tonë të funksiononte. Por brenda pak javësh, ajo u largua. Kur e telefonova një natë, ajo më dërgoi një foto nga shtrati për të vërtetuar se ishte vetëm. Por kur shkova për vizitë tek shtëpia e saj kuptova se muri në dhomë ishte një ngjyrë tjetër. Ajo pranoi se në fakt kishte qenë në shtrat me një djalë tjetër. Ne u ndamë, por ajo dëshiron të vazhdojë të flasë çdo natë, “si shoqe”. Jam konfuz dhe ndjej se po më përdorë.

Përgjigja e psikologes: Ky nuk është e drejtë nga ana e saj. Ju duhet kohë dhe hapësirë për ta kapërcyer atë. Duhet ti komunikoni asaj se do të preferonit të mos flisni me të derisa të ndiheni më të forte për të përballuar këtë situatë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top