Vajza ime nuk dëshiron që unë të gjej një të dashur të ri dhe frikëson këdo që është i interesuar për mua. Ajo është ende e pikëlluar për babanë e saj dhe thotë se është shumë shpejt për mua dhe e papërshtatshme.
Por unë ndihem shumë e vetmuar – thjesht dua një shok. Unë jam 60 vjeç dhe burri im vdiq papritur, në moshën 62 vjeç, gjashtë muaj më parë. Vajza jonë, 30 vjeç, ishte shumë e lidhur me të atin dhe e përjetoi shumë rëndë largimin e papritur të tij.
Unë e doja shumë burrin tim. Mendimi për 20 vjet vetmi më bën të dëshiroj të heq dorë nga jeta. Një fqinj – i ve – më ka mbështetur dhe tregoi hapur se është i interesuar për mua. Kur i thashë vajzës sime ajo tha se ishim të neveritshëm dhe i tha atij të më linte vetëm. U ndjeva e turpëruar dhe e poshtëruar. Çfarë mund të bëj që të ndihem më mirë?
Përgjigje: Nuk është gabim të duash shoqëri. Vajza juaj po sillet kështu sepse është e shqetësuar për ju. Ajo nuk dëshiron që dikush të përfitojë nga nëna e saj. Ajo ndoshta është gjithashtu e shqetësuar që ju do ta harroni babanë e saj, i cili për të nuk mund të zëvendësohet kurrë. Sigurojeni atë që gjithmonë do ta doni, por nuk po e përballoni dot vetminë. Ndoshta ajo mund të kalojë më shumë kohë me ju. Një pjesë e arsyes pse ndiheni e vetmuar është se jeni akoma e pikëlluar.
Burimi / https://www.thesun.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.