Marrëdhënie

September 28, 2020 | 10:30

Prania e babait i jep siguri fëmijës në mënyrë që ai të ndihet i aftë të zgjidhë problemet

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Kultura shqiptare ndër vite ka shoqëruar familjet me një zakon i cili sot është në ndryshim e sipër, e megjithatë ende jo aq sa duhet. Roli i babait gjithmonë ka qenë i mirëpërcaktuar dhe i padiskutueshëm në çdo familje.

Babai ka qenë “shtylla” e shtëpisë, kryetar i familjes dhe prurësi i të ardhurave kryesore ose i të ardhurave të vetme në familje. Ai nuk merrej me mbajtjen e fëmijëve, nuk i përkëdhelte, sepse konsiderohej si dobësi e figurës autoritare po ashtu edhe turp. Sot nuk mund të mohohet që ky zakon po zbutet dalëngadalë dhe po merren më tepër me fëmijët gjë e cila, ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Përkujdesja prindërore e dyanshme që në foshnjëri është mjaft e rëndësishme për krijimin e personalitetit të fëmijës. Përfshirja dhe shprehja e dashurisë nga ana e babait ndikon pozitivisht në ruajtjen e ekuilibrit psikologjik, emocional dhe vetëbesimit në të ardhmen e fëmijës.

Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se mungesa e rolit të babait ndikon negativisht në krijimin e identitetit të fëmijës në adoleshencë gjithashtu edhe në mirë përshtatjen e tij në shoqëri. Është vënë re që prania emocionale vetëm e njërit prind nuk mjafton në formimin e karakterit të tij. Prania e figurës atërore i jep siguri fëmijës në mënyrë që ai të ndihet i aftë të zgjidhë problemet, të bëjë zgjedhjet e tij, të ketë vetëvlerësim të mirë për veten, të ndihet i sigurt për t’u përballur me botën jashtë. Në të kundërt fëmija manifeston sjellje jo të mira të cilat lënë gjurmë të thella tek ai.

1

Baballarët shpesh edhe justifikohen që nuk kanë kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur, për faktin se ata punojnë me orë më të zgjatura se bashkëshortja. E rëndësishme nuk është koha sasiore për të kaluar me fëmijët, por koha cilësore e organizuar në gjëra të thjeshta.

Edhe babai ashtu si nëna mund t’ju:

  • Lexojë përralla në mbrëmje, t’i shoqërojë në aktivitetet e tyre, të dilni here pas here vetëm me ta.
  • Të komunikojë me ta duke i dëgjuar me interes gjithçka që ju thonë.
  • Të vlerësojë çdo bisedë të tyre sepse për ata kjo ka mjaft rëndësi.
  • Të mos i gjykoni ashpër për gabimet e tyre.

Përfshirja emocionale e babait tek fëmija ka po aq rëndësi sa prezenca fizike për të rritur fëmijë të shëndetshëm psikologjikisht.

Fëmijët janë vëzhguesit dhe imituesit më të mirë të sjelljes prindërore dhe jo të urdhrave që marrin. Ata rriten dhe zhvillohen përmes modelit prindëror.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top