Në fokus

June 8, 2020 | 9:35

Pranoni gabimet tuaja…

Pranimi se keni bërë një gabim, veçanërisht për ata që janë në një pozicion menaxherial është një qëndrim i favorshëm për ndërtimin e një klime pune të bazuar në besim dhe integritetin.

Në jetën profesionale është normale që të ndodhin gabime. Ka nga ata që priren të sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur, ata që përpiqen t’ia atribuojnë fajin të tjerëve dhe ata që akuzojnë veten e tyre pa mëshirë. Por, për të nxjerrë mësime nga gabimet, duhet të mësohet që të kultivoni pozitivitetin e gabimeve. Ky proces fillon nga një hap shumë i thjeshtë: të njohësh gabimin, para së gjithash me veten dhe pastaj edhe me menaxherin ose ekipin tuaj. Duke vepruar kështu, ju mund të identifikoni se ku gabuat, në mënyrë që ta korrigjoni atë në të ardhmen, për të përmirësuar punën e të gjithëve dhe për të parandaluar të tjerët të bëjnë të njëjtin gabim.

Kur jeni në një pozicion menaxherial, mund të jetë edhe më e vështirë: ju mund të keni frikë nga “humbja e imazhit” dhe për rrjedhojë dhe aftësive drejtuese brenda ekipit tuaj. Por, në realitet, nëse një drejtues arrin të njohë një gabim, ai gjithashtu lejon që të tjerët të jenë “të prekshëm” dhe i ndihmon të ndërtojnë një atmosferë të shëndetshme pune, ku është e mundur të bëni gabime sepse vetëm kështu mësoni. Pranimi i një gabimi është një shenjë besimi dhe integriteti ndaj bashkëpunëtorëve dhe është gjithmonë pozitiv.

 

 

Burimi / https://www.linkedin.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top