Lifestyle

March 4, 2017 | 9:30

Pranvera është për femrat

Është stina e rizgjimit. Ditët zgjaten dhe rikthehet dëshira për të ndenjur në ajër të pastër. Por pranvera për femrat do të thotë edhe të angazhohen për të eliminuar pasojat e dimrit, stinë kur të gjithë marrin disa kilogramë më tepër sepse hanë më shumë dhe bëjnë më pak aktivitet fizik. Dietat e shëndetshme, shëtitjet në ajër të pastër dhe më shumë kujdes për trupin, janë veprimet e duhura që duhet të bëjmë për t’u përballur sa më mirë me muajt që paraprijnë stinën e verës. 

Female Healthy Happy Lifestyle Pretty Woman Young

Hidratoni fytyrën

Hidratimi i fytyrës është më se i nevojshëm për ta qetësuar atë nga stina e ftohtë e dimrit. Tregoni kujdes të zgjidhni kremrat e duhur që bëjnë për llojin e lëkurës suaj. Evitoni ata që kanë në përmbajtjen e tyre silikon apo parafinë dhe para se t’i përdorni, sigurohuni që nuk ju bëjnë alergji. Një trajtim shumë i mirë është edhe përdorimi i scrub-it një herë në javë. Përdorni produkte me vajra esencialë nga portokalli, qershia, avokado apo bajamet. Të gjitha këto produkte gjallërojnë lëkurën dhe ‘fshehin’ njollat dhe rrudhat. Gjithashtu, është mirë që çdo ditë të përdorni kremra hidratues apo fondotintë me mbrojtje nga rrezet e diellit.

Scrub për trupin

Pas dimrit, lëkura ka nevojë për oksigjen. Për të gjallëruar lëkurën mund t’u drejtohemi trajtimeve me scrub. Këtë trajtim duhet ta bëjmë disa herë në javë. Këshillohen produkte për të zbutur lëkurën. Vendosni kremin në lëkurë dhe masazhojeni mirë, sidomos në bërryla e gjunjë, dhe mbajeni për disa minuta. Pasi ta keni shpëlarë me ujë të bollshëm dhe tharë mirë lëkurën, vendosni krem hidratues. Këshillohet të përdorni kremra me esenca bimore apo vajra natyralë që mund t’i gjeni lehtësisht në farmaci ose parfumeri.

Lëvizni sa më shumë

Ata që e kanë kaluar stinën e dimrit pa aktivitet fizik është mirë ta fillojnë sa më parë. Mund të filloni të bëni ushtrime aerobike dy herë në javë. Ky aktivitet u rikthen muskujve gjallërinë e humbur. Ideale është edhe të shkoni në pishina. Gjimnastika e ujit modelon trupin. Nëse nuk keni dëshirë apo mjaftueshëm kohë për të shkuar në palestër, mund të bëni aktivitet fizik në shtëpi, ushtrime me litar, pasi është shumë e mirë për të aktivizuar metabolizmin. Gjithashtu shëtitjet në ajër të pastër ndihmojnë për të tonifikuar muskujt.

Ushqehuni shëndetshëm

Imponojini vetes një ushqyerje bazuar në dietën mesdhetare. Filloni me frutat dhe perimet e stinës. Në këtë periudhë është shumë e lehtë të gjesh në treg perime jeshile siç është spinaqi, radhiqet apo sallata, të cilat janë mjaft të mira për të përmirësuar tretjen. Edhe perimet apo frutat e kuqe si portokalli, karotat, luleshtrydhet, domatet, rrepat janë antioksidantë që ndalojnë procesin e plakjes. Duhet të konsumoni sa më shumë ujë, rreth 2 litra në ditë. Gjithashtu evitoni përdorimin e kripës, pasi ndikon në shtimin dhe përkeqësimin e celulitit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top