Mirëqenie

April 4, 2018 | 12:01

Pranvera: rizbuloni energjitë dhe jetoni më mirë

Pranvera filloi pak ditë më parë dhe është koha për të qenë në formë nga pikëpamja mendore dhe fizike: këtu janë disa këshilla praktike për t’u përgatitur për ndryshimin e sezonit.

Me mbërritjen e pranverës është e rëndësishme të ndryshoni zakonet tuaja të të ushqyerit duke ulur konsumin e ushqimeve të përpunuara, sheqernave dhe alkoolit dhe duke favorizuar ushqimet e shëndetshme si frutat, perimet fruta sezonale dhe ushqime të plota. Për të qenë më pak të uritur, ekspertët rekomandojnë një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Koha e bukur bën të mundur shpenzimin e një pjese të madhe të kohës, jashtë. Prandaj është e rëndësishme të mbahet trupi aktiv dhe të bëni të paktën 30 minuta në ditë stërvitje sportive ose pse jo, të ecni në mëngjes.

 Mundësia është mjaft e mirë për të rivendosur kontaktin me natyrën dhe për t’u detoksifikuar nga teknologjia e tepërt. Duke ecur zbathur në bar dhe duke marrë frymë thellë në ajrin e ftohtë të pranverës mund të jetë vërtet freskuese për mendjen për aq kohë sa ju shkëputeni nga mediat sociale.

Pse jo, në vend që të bisedoni në internet, më mirë kultivoni marrëdhënie ballë për ballë? Të takosh miqtë e dashur dhe të kalosh orë të këndshme në kompaninë e tyre, të jep buzëqeshje dhe humor të mirë të dobishëm për mirëqenien psikologjike.

Gjithashtu mos u lodhni në punë: shpenzimi i shumë orëve në zyrë mund të prish cilësinë e marrëdhënieve dhe të largojë kohën nga të dashurit e tyre.

Gjithmonë në temën e shprehive të mira, nganjëherë është mirë të kënaqesh me një “përqasje” të vogël, siç mund të jetë për shembull një banjë relaksuese, e cila ndihmon në shpërndarjen e tensionit të muskujve të akumuluar në fund të ditës. Dhe për t’u çlodhur plotësisht, mund të kryeni një trajtim Spa të plotë dhe të shtoni kripërat e Detit të Vdekur në ujë të ngrohtë.

Së fundi, nuk duhet të sakrifikoni orë gjumi dhe të flini më shumë se 6 orë në natë. Shkuarja në shtrat herët, mundësisht në të njëjtën kohë të natës është thelbësore për t’u ndier të freskuar dhe rifreskuar në mëngjes.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.ilgiornale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top