FB

March 6, 2024 | 6:15

Pranverë: 10 këshilla për të ribalancuar lëkurën

Me ardhjen e stinës së pranverës, përveç ndryshimit të gardërobës, duhet të ndryshojmë edhe kujdesin ndaj lëkurës.

Shtresa që kishte mbuluar fytyrën tuaj për muaj të tërë ka hequr oksigjenin, duke e bërë lëkurën e fytyrës të pajetë, të thatë dhe të irrituar. Të njëjtat efekte ka pasur edhe lëkura e trupit, e cila ishte më e ekspozuar ndaj masave të ftohta të dimrit.

Për t’i riparuar këto defekte dhe për t’i dhënë në mënyrë të shpejtë një ngjyrë të shëndetshme lëkurës, ju mjaftojnë vetëm disa masa paraprake, të rekomanduara nga Matthew Cagnoni, dermatolog dhe president i ‘Dell’Irdeg’ (Instituti i Kërkimeve të përgjithshme dermatologjike).

Dhjetë këshillat për të sjellë lulëzimin në fytyrën tuaj:

1-Pastroni lëkurën në mëngjes dhe në mbrëmje me një produkt të butë që nuk e ndryshon pH e lëkurës dhe e çliron lëkurën nga papastërtitë e mjedisit dhe toksinat.

2-Për lëkurën e thatë nuk është i mjaftueshëm uji, veç tij është e nevojshme të aplikohet gjithashtu një krem i pasur me lipide që përforcojnë funksionin e pengesës.

3-Mos e ekzagjero me kremrat! “Drogat kozmetike” nuk e njomin lëkurën, madje përkundrazi ato shkaktojnë rritjen e përqendrimit të yndyrës në lëkurë dhe jo rrallë herë bëhen shkaktare të vdekjes së qelizave nën lëkurë. Ndaj sugjerimi ynë është t’i zgjidhni me kujdes produktet kozmetike që përdorni.

4-Bëni një ose dy kura të lehta për sezon, me bazë antioxidant dhe acidet hydroxyl alfa, p.sh. Vitamina C, është gjithashtu e dobishme për efektin e saj të rrufeshëm dhe për shkak të përmbajtjes së acidit glycolic, që stimulon prodhimin e fibrave të kolagjenit.

5-Apliko një krem nate freskues e të lehtë, me bazë substancat kundër veprimit të radikaleve të lirë, për të luftuar efektet e dëmshme të diellit.

6-Kurdoherë që të dilni përjashta, mbrojeni lëkurën nga rrezet e diellit.

7-Për ata që kanë një lëkurë më pak të ndjeshme, rekomandohet pastrimi i lëkurës pas një dushi të ngrohtë, për të zgjeruar poret e lëkurës.

8-Duhet të jeni të kujdesshëm në përdorimin e xhelit scrub (xheli kundër akneve), nuk duhet të kryhet më shpesh se një herë në javë, pasi është e këshillueshme t’i jepet kohë lëkurës të rigjenerohet.

9-Kushtojini një vëmendje të veçantë të ushqyerit, pasi ndikon drejtpërdrejtë në pamjen e lëkurës suaj. Duhet të anashkaloni ushqimet e skuqura, ato të skarës, sheqernat, etj, pasi ndryshojnë metabolizmin e lëkurës. Këto ushqime zëvendësojini me brokoli, lëng portokalli, spinaq, luleshtrydhe, boronica dhe antoksidantë për të përmirësuar gjendjen e lëkurës.

10-Aktiviteti fizik në natyrë ndihmon për të aktivizuar funksionet e lëkurës dhe për ta mbajtur atë të oksigjenuar.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top