FB

January 25, 2022 | 9:17

Premtimet dhe dashuria! Jetojmë në një botë ku njeriu nuk jeton më në kopshtin e idesë së kulluar

Cilido mund të japë një premtim… Në familje marrim mësimet e para të ‘shenjtërisë’ së premtimit të dhënë, por ndërsa rritemi, diçka, diku, ndodh dhe zinxhiri i përbërë prej hallkave të premtimeve këputet.

Nga Akil Pano, pastor

Jetojmë në një botë premtimesh të pambajtura… në një botë ku fjala premtim për shumë njerëz s’do të thotë asgjë, ndërsa për një pjesë tjetër premtim do të thotë gjithçka.

Premtimet e pambajtura janë tregues i natyrës tonë të rënë. Njeriu nuk jeton më në kopshtin e idesë së kulluar. Parajsa nuk mund të mbante brenda saj një qenie e cila kishte thyer një premtim, premtimin e besëlidhjes së përsosur.

Po dashuria? A mund të jetë ajo garancia e mbajtjes së premtimit?

Dashuria është e verbër, e pafuqishme dhe e pambrojtur dhe nëse mbetet e vetme, rrezikon të asgjësohet! Që dashuria të jetojë dhe të mos venitet, ajo duhet të shohë përtej premtimeve.  Virtytet janë gurët e rëndë në themelin mbi të cilin dashuria rrit shtatin e saj.

Integriteti, besnikëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, drejtësia…

Ja pse vajzat dhe djemtë të cilët i premtojnë njëri- tjetrit dashurinë, duhet të sigurohen më parë që personi i cili bën premtimin është një person që i ka këto cilësi virtytesh…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top