Lifestyle

April 1, 2020 | 8:10

Prerja e flokëve “hat” është rikthyer në modë për shkak të koronavirusit

Çfarë po ndryshon pandemia në jetën tonë? 

Është mjaft e panjohur në këtë fazë se sa kohë do të merren masat kundër pandemisë së koronavirusit dhe me parukeritë që janë ndër bizneset që janë mbyllur, prindërit duhet të marrin rolin e parukierit. 

1

Disa fjalë për “prerjen në formën e kapeles”. 

Jashtë vendit quhet “Bowl cut”, sepse duket sikur dikush ka vënë një tas plastik në kokë. E kemi parë kryesisht në kokat djaloshare në fillimin e viteve ’90 dhe ishte një shembull modernizimi, pasi ato konsideroheshin tepër “të avancuara” për të dhënat e kohës, të cilat kontribuan në zgjerimin, përhapjen e një manie të tillë. Kështu që, “çdo prind që e respektoi veten dhe dëshironte që fëmija e tij të dukej modern nxitoi te parukeria e lagjes për të kërkuar një”prerje flokësh kapele” për fëmijën e tij. 

Por “prerja kapelë” e ka zanafillën shumë para viteve ‘90, kur njerëzit në të vërtetë, vendosnin enë(tenxhere)që na kujtojnë kupat plastike të sotme në kokë dhe prisnin leshin nën vesh ose e rruanin. Ky proces kryhej nga amatorë dhe ishte shumë i zakonshëm në mesin e shtresave më të varfra shoqërore, të cilët nuk ishin në gjendje të vizitonin berberin. Mund të tingëllojë e çuditshme, por ka pasur njerëz që në vitet ‘90 i prisnin flokët me ndihmën e një tenxhereje.

Gjëja e çuditshme është se si është e mundur, që pas kaq shumë modave të kaluara, të insistohet në prerjen “kapelë”. Ndoshta kjo prerje flokësh e veçantë po vazhdon edhe sot sepse stinët konsiderohen të pa kohë…

Përgatiti Esmeralda Birçaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top