Mirëqenie

April 1, 2020 | 8:02

Mësimi në distancë gjatë koronavirus: Si ta ktheni shtëpinë në një shkollë funksionale

Heather ka katër fëmijë nëntë vjeç më i madhi, të gjithë mbërthyer papritmas në shtëpi në Zonën e Gjirit në San Francisko, nën disa urdhra të rreptë karantinimi. Jeta tani, thotë ajo, është “sfiduese”, por të paktën, në javën e dytë të shkollimit në shtëpi po ecën. 

Familja Carlson po bën përparime të mëdha. Fëmija më i madh është Finn, 9 vjeç, i cili thotë se shtrati i qenve është streha e tij e re për të vazhduar mësimet me të gjithë shokët e klasës së tretë, ndërsa Orioni 4-vjeçar po përdor vaskën si një klasë për t’u marrë me akustikë.

Është çmenduri por po funksionon” thotë Heather Carlson, super mama me 4 fëmijë. 

4Katër fëmijët Carlson janë ndër 55 milionë nxënës në mbarë vendin që po vijojnë mësimin online në shtëpi, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Në të gjithë vendin, prindërit janë në kërkim të përshtatjes së kësaj norme të re, duke punuar, prindëruar dhe mësuar fëmijët nga shtëpia. Ja disa nga përfitimet e arritura nga mijëra prindër dhe ekspertë në të gjithë botën.

3Vendosni një hapësirë të veçantë

Pavarësisht nëse është një shtrat për qen, vaskë, banak kuzhine apo tavolinë, krijoni një hapësirë që fëmija juaj të zgjidhë detyrat e tij të shkollës pa sa më shumë shpërqendrime të jetë e mundur. Rrëmuja është e barabartë me kaosin, por edhe krijimi i një hapësire të veçantë është gjithashtu një sfidë e madhe.

Amelia Wilcox, në Utah, tashmë biznesin e saj të mirëqenies virtuale e drejton nga shtëpia, e cila është në ndërtim e sipër. Me tre vajzat e saj, të moshës 8, 11, 14 vjeçe dhe burrin e saj, të gjithë punojnë nga shtëpia. “Në fillim u mërzitëm sepse të gjithë bashkë ndanim tryezën e kuzhinës për të punuar. Ndërsa tani vajzës së madhe, i kemi siguruar tavolinën e saj për të qenë e pavaruar”, tha ajo.

“Një axhendë, një hapësirë mësimi, norma për të cilat ata kërkojnë ndihmë dhe të punojnë përmes problemeve, ndihmojnë fëmijën tuaj të krijojë hapësira fizike dhe mendore, ku të jetë i gatshëm për të mësuar,” shkruan Caitlin Warren, Drejtuesi i Komunitetit në ClassDojo.

1

Kufizo argëtimin

Pjesa më e vështirë për fëmijën është përqendrimi. Celulari ngjitur nuk u bën asnjë favor kur bëhet fjalë për notat e mira. Kështu që vendosni një rregull, që t’ua kufizoni telefonin kur është koha për mësimet e shkollës.  Po kur të duhet të bisedojnë me shokët e klasës për projektet përmes teksteve apo video-bisedave? Provoni një aplikacion si UnGlue për t’u siguruar që ata të kenë kanë akses në ato që u duhen, pa u shpërqendruar nga të gjitha të tjerët si Snapchat dhe videot në YouTube. Common Sense Media rendit gjithashtu 17 aplikacione për të ndihmuar fëmijët e moshës pesë deri në adoleshentë, të qëndrojnë të përqendruar.

Vendos afate kohore

Aq sa joshëse mund të duket, thjesht t’i thuash studentit tënd të zellshëm që të qëndrojë ngulur pas mësimeve dhe më vonë të argëtohet, është një katastrofë. Shoqata Kombëtare e Arsimit dhe madje PTA Kombëtare miratojnë “rregullin 10-minutësh” – 10 minuta detyra shtëpie për çdo nxënës sipas ciklit shkollor. 

Carlson, që mësonin në klasën e dytë dhe të tretë, “planifikojnë një orar të përditshëm me shumë aktivite dhe nuk varen vetëm nga shkollimi me orë të tëra. Në një klasë me 25 studentë, gjërat zgjasin më shumë. Në dhomën e gjumit / banjën time me tre studentë, mund ta zhvillojmë mësimin në dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite.” Carlson tha se aktiviteti bashkon të gjithë familjen në GoNoodle në energji që përfshin nga joga te meditimi, që mund të jenë mbrojtës të shëndetshëm.

2

Vëzhgojini  

Kam qenë gjithmonë një mbështetës i madh për të folur herët me fëmijët dhe shpesh për gjëra, lojëra, aplikacione dhe zakone të shëndetshme. Tani është një kohë me të vërtetë e rëndësishme për ta zhvilluar këtë bisedë përsëri, sipas një njoftimi në lajme nga FBI, duke i paralajmëruar prindërit për një rrezik të lartë të shfrytëzimit të fëmijëve, “fëmijët do të kenë potencialisht një prani të shtuar në internet dhe / ose do të jenë në një pozitë që i vendos ata në një rrezik të pavullnetshëm, ” thuhet në deklaratën në internet. Deklarata e FBI-së përfshin: 

  • Diskutoni me fëmijët e të gjitha moshave për sigurinë e Internetit kur ata përfshihen në aktivitete në rrjet.
  • Rishikoni dhe aprovoni lojëra dhe aplikacione përpara se të shkarkohen.
  • Sigurohuni që privatësia të jetë në nivelin më të rreptë të mundshëm për sistemet e lojrave online dhe pajisjet elektronike.
  • Kontrolloni fëmijët për përdorimin e internetit; mbajini pajisjet elektronike në një dhomë të hapur dhe të zakonshme të shtëpisë.

Ruatja e lidhjeve shoqërore

“Përgjatë ditëve të vështira si këto, është e rëndësishme për fëmijët që të ruajnë një rutinë normale, e cila përfshin të gjithë aktivitetin shkollor dhe kohën sociale”, shkruan Susan Kim, CEO e rrjetit global arsimor Edmodo. Kim ka dy fëmijë – tre dhe 7 vjeç – dhe ajo thotë përmes një email-i se të gjejë mënyra për t’i mbajtuar ata të lidhur me shokët e klasës ka qenë një ndihmë e madhe. “U mungojnë shokët, dhe shoh se lumturohen kur takohen online me shokët për të studiuar”, shton ajo. Këshillat e saj gjatë këtyre kohërave të vështira theksojnë përfshirjen e videobisedave në ditët tuaja. “Nëse shkolla nuk po shkon sinkron me të mësuarit, atëherë prindërit mund të punojnë së bashku për të krijuar ‘një kohë dhe datë virtuale’ për t’u lidhur përmes videove në bisedë – në lidhje me mësimet e shkollës.”

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi usatoday.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top