Dëshmi

August 17, 2022 | 8:30

Presidenti Azerbajxhanas Ilham Aliyev: Duhet të fillojmë bisedimet e paqes me Armeninë! Azerbajxhani duhet të lulëzojë dhe populli ynë duhet të jetojë mirë dhe të përparojë!

Kanali televiziv kombëtar “AzTV” i Azerbajxhanit intervistoi Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit z. Ilham Aliyev për zhvillimet e fundit në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit. Me tone të shtruara dhe frymë pozitive, Presidenti Aliyev e vuri theksin tek paqja që duhet të mbizotërojë mes dy shteteve, Armenisë dhe Azejbarxhajnit. Me drejtësi ai kërkoi përcaktimin në mënyrë të barabartë të kufijve, për të mos shkaktuar më tensione mes popujve.

1Në foto z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit 

 

President, siç dihet, në Karabak ndodhi një përplasje pas provokimit armen në fillim të gushtit. Çfarë mund të thoni për atë ngjarje?

Po, pala armene ndërmori edhe një provokim të armatosur. Si pasojë e këtij provokimi ushtarak, një nga ushtarët tanë ra dëshmor. Allahu e prehtë në paqe shpirtin e tij. Allahu i prehtë në paqe shpirtrat e të gjithë dëshmorëve tanë. Mirëpo, të gjithë e panë dhe duhet ta shohin që gjaku i dëshmorit tonë nuk mbeti pa u marr hak. Filluam menjëherë operacionin Hakmarrja, dhe u hakmorëm për vdekjen e dëshmorit tonë dhe ndëshkuam ashpër armikun. Operacioni Hakmarrja zgjati disa orë dhe ishte një masë ndëshkuese. Gjaku i dëshmorit të Azerbajxhanit i kushtoi shtrenjtë armikut dhe këtë nuk duhet ta harrojnë. Nëse një provokim i ngjashëm përsëritet, përgjigja do të jetë e njëjtë. Askush nuk mund të na ndalojë dhe askush nuk mund të na pengojë. Ne mund të kryejmë çdo operacion në tokat tona në çdo kohë. Thjesht, fakti që Operacioni Hakmarrja ishte shumë efektiv por i shkurtër, tregon se forca jonë mbetet e pandryshuar. Në të njëjtën kohë, tregoi se ne nuk duam një luftë të re. Sepse Lufta e Dytë e Karabakut tregoi forcën tonë dhe ne arritëm atë që donim me mjete ushtarake dhe më pas me mjete ushtarako-politike. Ne do t’i arrijmë edhe qëllimet tona të tjera. Ne do t’i arrijmë ato kur të jetë koha e duhur.

Është realitet që në axhendën tonë ka hapa taktikë dhe strategjikë. Jam i sigurt se Armenia është gjithashtu e vetëdijshme se ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe kur ta bëjmë, dhe ne gjithmonë bëjmë atë që themi.

Ne e kemi paralajmëruar vazhdimisht Armeninë që të mos luajë me zjarrin, të sillet, të pranojë realitetin e ri dhe të mos përdorë provokime ushtarake. Fatkeqësisht, na është dashur t’u japim atyre një mësim tjetër. Unë shpresoj se ky mësim do të mbahet mend këtë herë. Operacioni Hakmarrja nuk kishte për qëllim vetëm hakmarrjen e gjakut të dëshmorit tonë. Si komandant i përgjithshëm suprem, kam vendosur edhe synime dhe objektiva të tjera dhe të gjitha janë përmbushur. Rezultati është i dukshëm, kështu që nuk do të doja të flisja shumë për të. Thjesht dua të them se ne bëmë atë që donim dhe pala tjetër është detyruar ta pranojë sërish këtë.

thumbs_b_c_dfe8cce2f7fb3bfc7179c66b68977254Në parim, Armenia duhet të pajtohet me këtë situatë, me realitetin e ri në të ardhmen, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Operacioni Hakmarrja i tregoi Armenisë sërish se askush dhe asgjë nuk mund të na ndalojë – as deklarata e dikujt, as njoftimi i dikujt, as disa telefonata. Asgjë dhe askush! Populli i Azerbajxhanit e di shumë mirë këtë. Lufta e Dytë e Karabakut e tregoi këtë. Jam i sigurt që këtë e di edhe pala tjetër. Ata thjesht e harrojnë këtë ndonjëherë. Kjo është arsyeja pse ndodhin këto ngjarje tragjike. Ne e fituam luftën. Ne kemi rifituar integritetin tonë territorial. Pse duhet të vdesin fëmijët tanë pas përfundimit të luftës? Pse duhet të vriten nga armenët? Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Dua të them sërish se nëse një provokim i tillë përsëritet, përgjigja do të jetë edhe më e ashpër. Ata do të pendohen edhe më shumë dhe do të kërkojnë ndihmë edhe më fort. Por më lejoni të them përsëri se qëllimi ynë nuk është të fillojmë një luftë të re. Mjaftueshëm është mjaftueshëm.

Ne kemi arritur atë që kemi dashur. Ne duam që forcat e armatosura armene të largohen një herë e përgjithmonë nga Karabaku. Ky është angazhimi i Armenisë. Kjo u parashikua në aktin e kapitullimit të Armenisë të nënshkruar më 10 nëntor 2020. Ne po e arrijmë dhe do të vazhdojmë ta arrijmë. Duhet të theksoj gjithashtu se qindra ushtarë armenë u tërhoqën nga rajoni i Karabakut pas operacionit Hakmarrja. Kjo tregon, për fat të keq, se operacione të tilla bëjnë efekt. Arsyeja që unë them “për fat të keq” është se nuk ishte e nevojshme të bëhej kjo. Nëse Armenia do të kishte analizuar saktë paralajmërimet tona dhe do të kishte nxjerrë përfundimet e duhura, thjesht nuk do të kishte nevojë për këtë. Gjithsesi, nuk ishim ne ata që e nisëm. Ne kemi siguruar atë që duam dhe kemi vendosur veten në trojet tona, gjë që do të vazhdojë të jetë kështu.

 

Zoti President, pala e Azerbajxhanit i dha kohë Armenisë që të lirojë qytetin Lachin dhe fshatrat Zabukh dhe Sus dhe t’ia dorëzojë Azerbajxhanit deri në fund të gushtit të këtij viti. Cili është statusi i kësaj çështjeje?

Në fakt, kjo datë na është kërkuar nga armenët vendas që jetojnë në zonën e Karabakut ku janë vendosur përkohësisht forcat paqeruajtëse ruse. Ne ramë dakord për këtë. Duhet të theksoj se Deklarata e datës 10 nëntor 2020 thotë shprehimisht se do të ndërtohet një rrugë e re dhe se planifikimi dhe miratimi i kësaj rruge duhet të përfundojë brenda tre viteve. Më lejoni të them gjithashtu se unë kam qenë ai që e kam përfshirë këtë klauzolë në deklaratën trepalëshe. Sepse kur negociatat përfundimtare u mbajtën më 9 nëntor 2020 – negociatat u zhvilluan përmes presidentit rus Vladimir Putin, dhe udhëheqja armene dhe vetë Rusia u përfshinë në mënyrë aktive në këto negociata – unë insistova fuqimisht që kjo klauzolë duhej përfshirë. Për shkak se rruga që lidh Armeninë me Khankendi kalon përmes qytetit të Lachin, nëse nuk do ta kisha përfshirë këtë klauzolë, atëherë qyteti i Lachin do të kishte rënë nën këtë zonë prej pesë kilometra të gjerë dhe nuk do të ishte e mundur t’i kthenim ish-banorët e shpërngulur atje së shpejti. Kjo është arsyeja pse unë insistova dhe ia dola ta përfshija atë. Kjo është arsyeja pse kjo klauzolë u përfshi në dokument.

Natyrisht, siç e dini, aktualisht është duke u bërë një punë voluminoze në Karabakh dhe Zangazur Lindor, duke përfshirë ndërtimin e kësaj rruge sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e ndërtuam këtë rrugë në vetëm një vit. Është e gjatë 32 kilometra. Para kësaj, menjëherë pas luftës së dytë të Karabakut filluam bisedimet me palën ruse për trasenë e kësaj rruge. Me fjalë të tjera, kjo rrugë nuk ka rënë nga qielli. Arritëm një marrëveshje për këtë rrugë. Kishte disa variante rrugësh në tavolinë, dhe kjo rrugë u zgjodh përfundimisht. Ministria ruse e Mbrojtjes ra dakord dhe miratoi këtë rrugë me ne në nivelin më të lartë. Nëse kjo do të kishte qenë ndryshe, si mund të kishim ndërtuar një rrugë në territorin nën kontrollin e përkohshëm të Rusisë? Pra, kjo është e natyrshme. Nëse dikush përpiqet të na akuzojë se kemi bërë diçka të paligjshme ose kemi ndërmarrë një hap të njëanshëm, nuk është kështu. Ne mund ta vërtetojmë atë në çdo nivel. Një hetim mund t’i dërgohet autoriteteve zyrtare të Rusisë se si është ndërtuar kjo rrugë, të gjitha dokumentet dhe marrëveshjet janë atje. Kjo rrugë u ra dakord. Natyrisht, ne nuk duhej të pajtoheshim për këtë rrugë me Armeninë, sepse Armenia nuk ka asnjë lidhje me të. Armenia është informuar për pikën e hyrjes në kufirin armen, në mënyrë që ata të sjellin rrugën e tyre të re në atë pikë. Fatkeqësisht, ata nuk e bënë këtë. Pse? Për të fituar kohën – nuk ka arsye tjetër.

Kur filluam të ndërtonim këtë rrugë të re të Lachin-it, iu drejtuam Armenisë përmes palës ruse dhe e thamë këtë – sepse e kisha parashikuar që ata do të ndërmerrnin shmangie të tilla. Sugjeruam që të ndërtonim edhe një rrugë në territorin e tyre. Është vetëm 8-9 kilometra e gjatë. Ata refuzuan. Ata thanë jo, se do ta bënin vetë. Dhe kur e filluan? Vështirë se është e mundur të përshkruhet se kur do të fillojë, sepse ata po punojnë vetëm në studimin e fizibilitetit tani. Në atë kohë, ne i dërguam një letër zyrtare palës ruse. Dërguam një njoftim duke thënë se do të përfundonim ndërtimin e kësaj rruge më 5 gusht dhe u kërkojmë që të zhvendosnin vendndodhjen e kontingjentit paqeruajtës nga rruga e vjetër në rrugën e re. Dhe kjo është gjithashtu e natyrshme. Kur ne dërguam këtë letër, pala armene ndoshta është njohur me të. Një ditë më vonë, Armenia deklaroi se do të nisë studimin e fizibilitetit të kësaj rruge dhe do ta ndërtonte deri në fund të vitit 2023. Me fjalë të tjera, është një akt manipulimi. Është një hap tërësisht i cekët dhe i papërshtatshëm. Ne thamë që nëse do të ishte kështu, atëherë më 5 gusht do të hynim në korridorin e Lachin-it, do të vendosnim postat tona kufitare atje dhe do të shihnim se si do të veproni. Pastaj filloi hullaballoo (tërbimi, inati).

im-298948

Armenët që jetojnë në Karabakh na bënë thirrje. Na kërkuan shumë herë që t’u jepnim kohë deri në fund të gushtit. Ne ramë dakord për këtë. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi nëse është 5 gusht, 25 gusht apo 1 shtator. Armenët që jetojnë në Karabakh na kërkuan gjithashtu të ndërtojmë një rrugë tokësore prej 4 kilometrash deri në pikën ku do të lidhet me kufirin armen. Ne ramë dakord për këtë, por, natyrisht, ata që ishin vendosur ilegalisht në qytetin e Lachinit, fshatrat Zabukh dhe Sus duhet të largohen. Kjo është e natyrshme. Qëndrimi i tyre atje është në fakt një krim lufte. Ai bie ndesh me vendimet e Konventës së Gjenevës. Vendi pushtues nuk mund të kryejë një vendbanim të paligjshëm në tokat e pushtuara. Ky është një krim lufte. Armenët nga Siria dhe Libani që ishin vendosur mund të mos e dinë këtë, por udhëheqja armene e di shumë mirë. Ndaj lajmet po vijnë prej andej tani, pasi dikush thotë se nuk do të ikin, të tjerët thonë se nuk do të ikin. Është në dorën e tyre. Ata janë kriminelë lufte. Është mirë që mos të na detyrojnë të humbasim përsëri durimin. Lërini të largohen me vullnetin e tyre të lirë. Nuk na intereson se ku shkojnë. Ne duhet të kthehemi në Lachin, Zabukh dhe Shusa. Unë kam urdhëruar komitetin shtetëror të refugjatëve të kontaktojë vendasit e qytetit Lachin, fshatrave Sus dhe Zabukh në mënyrë që t’i kthejmë ata në vendet e tyre të lindjes së shpejti. Kështu rrodhën ngjarjet.

Nga kjo mund të nxirren disa përfundime.

Së pari, Azerbajxhani është i përkushtuar ndaj të gjitha detyrimeve të tij. Ne kemi marrë këtë rrugë dhe hapat tanë të tjerë janë bazuar në këto angazhime. Kemi vepruar në bazë të kësaj. Por Armenia është ende e angazhuar në provokime. Ata duhet të kuptojnë se shtyrja në kohe nuk do t’u bëjë ndonjë të mirë. Nëse mendojnë se diçka mund të ndryshojë në favor të tyre brenda një viti apo një viti e gjysmë, e kanë gabim. Gjërat mund të ndryshojnë në favorin tonë sepse situata gjeopolitike në botë dhe në rajon është evidente. Nuk duhet të jesh një politikan i madh për ta parë këtë. Fuqia e Azerbajxhanit është në rritje, si ushtarake, ekonomike dhe politike, ndërsa izolimi i Armenisë nëse është e mundur të thuhet kështu, është sepse ata e kanë gabim. Ata po bëjnë gjënë e gabuar. Ata ende nuk kanë hequr dorë nga pretendimet e tyre territoriale ndaj Azerbajxhanit. Mirëpo, i thashë direkt dhe zyrtarisht. Hiqni dorë nga pretendimet tuaja territoriale. Nëse nuk e bëni, atëherë ne mund të ngremë gjithashtu një pretendim territorial kundër Armenisë. Prandaj, vonimi i gjërave nuk do t’u japë atyre asgjë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të kuptojnë se ka një rezultat dhe se Azerbajxhani po arrin atë që dëshiron.

Pavarësisht se kush thotë çfarë, ne jemi të suksesshëm. Ne po punojmë drejt synimeve tona dhe për të arritur rezultatin. Një rezultat tjetër është se – po e them për herë të parë sepse tashmë ka manifestime të këtij procesi dhe incidenti i rrugës së re të Lachin-it e tregoi edhe më qartë – qeveria armene po humbet ndikimin e saj mbi armenët që jetojnë në Karabak. Është një realitet. Ndërsa, qeveria e Azerbajxhanit po rrit ndikimin e saj. Ky është një realitet. Unë besoj se kjo është për shkak se armenët që jetojnë në Karabakh shohin se udhëheqja armene është e paaftë të zgjidhë problemet e tyre – sigurinë, ekonominë, financat apo ndonjë gjë tjetër. Nuk është në gjendje të zgjidhë asnjë problem. Përkundrazi, ata panë se qeveria e Azerbajxhanit po i trajtonte si qytetarë të saj. Këtë e kam thënë edhe më parë dhe nuk është hera e parë që e them. Armenët që jetojnë në Karabak janë qytetarët tanë. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë dhe të fillojë procesi, aq më mirë për të gjithë ne. Sot, nuk ka asnjë çështje të Karabakut në axhendën e procesit të normalizimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ka pasur tentativa të tilla, por unë kurrë nuk jam dakord me këtë. Çfarë lidhje ka Armenia me të? Kjo është çështja jonë. Tashmë nuk flitet për status në tryezën e bisedimeve. Çfarë po diskutohet? Të drejtat dhe siguria e armenëve që jetojnë në Karabakh. Unë kam thënë po, të drejtat dhe siguria e tyre do të sigurohen nga shteti i Azerbajxhanit dhe unë gjithmonë bëj atë që them. Këtë e pamë gjatë ndërtimit të rrugës së re të Lachin-it. Mund të them se kur filluam ndërtimin e kësaj rruge, paqeruajtësit rusë i mbronin disi punëtorët tanë të ndërtimit nga popullata vendase, ose ata nga ne, nga punëtorët tanë të ndërtimit. Nuk e di kë po mbronin, por ishin aty. Pas një kohe, ata u larguan dhe për gjashtë deri në shtatë muajt e fundit, nuk kishte fare paqeruajtës rus përgjatë rrugës. Nuk kishte nevojë për to. Punëtorët tanë të ndërtimit ishin në kontakt me armenët që jetonin në fshatrat atje. Madje disa prej tyre dolën për të ndihmuar dhe na shprehën mirënjohjen për ndërtimin e një rruge kaq cilësore. Nuk ka pasur kurrë një rrugë kaq cilësore në historinë e Armenisë, e lëre më në Karabak. Rrugët që ata kanë ndërtuar tashmë po shemben në më pak se një vit pas ndërtimit. Pra, këto kontakte tashmë po ndodhin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme – i mirëpres. Kontaktet mes njerëzve do të kontribuojnë në paqen e qëndrueshme.

Po i kthehem kësaj teme qendrore. Një nga pasojat e rëndësishme të këtyre ngjarjeve është se Armenia është gati të humbasë ndikimin e saj dhe ndikimi pozitiv i autoriteteve të Azerbajxhanit po rritet dhe do të vazhdojë të rritet. Armenët që jetojnë në Karabak duhet të ndërmarrin hapin e duhur dhe të kuptojnë se e ardhmja e tyre qëndron vetëm në integrimin në shoqërinë azerbajxhanase. Nuk është e mundur ndryshe.

Ne po jetojmë jetën e vërtetë. Nga pikëpamja e ekonomisë, gjeografisë dhe transportit, Karabaku është pjesë përbërëse e Azerbajxhanit. Nga pikëpamja e historisë, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, është pjesë përbërëse e Azerbajxhanit. Nëse dikush në Karabak ende flet për ndonjë status apo pavarësi, qoftë për hir të ndonjë populizmi apo, siç thonë ata, sepse kanë frikë nga dikush, ata duhet ta dinë se janë armiku i parë i popullit armen, sepse armenët që jetojnë në Karabakh nuk do të ketë asnjë status, as pavarësi dhe asnjë privilegj të veçantë. Ata janë të njëjtë me qytetarët e Azerbajxhanit. Ashtu siç mbrohen të drejtat e qytetarëve të Azerbajxhanit, po ashtu mbrohen edhe të drejtat e tyre. Ashtu siç mbrohen të drejtat e popujve të tjerë që jetojnë në Azerbajxhan, po ashtu mbrohen edhe të drejtat e tyre. Kjo është mënyra e vetme.

Këto ngjarje treguan se ne po tregojmë mirëkuptim. Mund të kishim thënë jo, 5 gushti është afati i fundit dhe kaq. Dilni, ne po vijmë dhe ne do të qëndrojmë këtu. Kush mund të na ndalojë ndonjëherë? Askush nuk mund të na ndalojë! Kush mund të ndalojë një ushtri prej 100,000 trupash? Rruga e Lachin-it është pikërisht nën këmbët tona. Ne nuk e bëmë atë. Pse? Sepse na e kërkuan. Edhe ne jemi mirë. Le të presim deri në fund të muajit.

azerbaijan-baku

Me siguri keni dëgjuar që armenët vendas, d.m.th., njerëzit me ndikim, u thonë atyre që po largohen që të mos i vënë zjarrin shtëpive, të mos çmontojnë çatitë, të mos heqin tubacionet e ujit dhe të mos i marrin gjërat me vete. Domethënë, ata po e thoshin këtë dy vjet më parë? Jo! Dy vjet më parë, ata ishin krenarë për këtë. Ata do të vendosnin disa gjëra në shpinë dhe do t’i mbanin me vete, duke e turpëruar veten para gjithë botës. Por tani thonë se nuk është shtëpia jote. Kur keni ardhur këtu? Në vitin 1994. Kush jetonte këtu më parë? Azerbajxhanasit jetonin, kështu që largohuni. Kështu që kjo është situata. Mund të them se kanë kaluar gati dy vjet nga lufta e dytë e Karabakut, por vini re se sa shumë ndryshime kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve. Nuk po përmend as punën restauruese dhe rindërtuese që kryejmë ende atje. Kjo është e qartë. Kaq shumë ndryshime kanë ndodhur në ndërgjegje. Falë çfarë? Falë politikës sonë korrekte. Sepse menjëherë pas luftës thashë se kishim nevojë për paqe. Ne duhet të fillojmë bisedimet e paqes me Armeninë. Nuk kemi marrë ende një përgjigje pozitive, por shpresoj se do ta marrim. Duhet të krijohet një komision për përcaktimin e kufijve. Edhe ata e kundërshtuan këtë, por në fund ranë dakord. Korridori i Zangazurit është i domosdoshëm, por ata e kundërshtuan. Presim prej tyre gjurmën e korridorit të Zangazurit në javët në vijim. Armenët që jetonin në Karabakh gjithashtu panë se mund të përfitonin vetëm nga Azerbajxhani.

Kjo është arsyeja pse unë jam optimist për të ardhmen. Dua të them sërish se ne vazhdimisht arrijmë atë që duam. Ajo që ne duam është paqe në rajon. Nuk duhet të ketë luftë, Azerbajxhani duhet të lulëzojë dhe populli ynë duhet të jetojë mirë dhe të përparojë.

azerbaijan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top