Në fokus

May 8, 2018 | 13:18

Prestige Resort ta duash detin në të gjitha stinët

Rreth 50 kilometra. Jo shumë për të qenë pranë destinacionit të preferuar. Madje, me infrastrukturën e re urbanistike, relaksi nga udhëtimi të çon në ndjesi të pamata. Edhe nëse rruga të bie për punë ato anë, mjafton deti si hapësirë lidhëse, dhe ti e merr veten me të mira, duke parashikuar një ditë motivuese.

…Lamë pas Golemin, më saktë, rrethrrotullimin që të çon drejt destinacionit kryesor. Rruga e re të shpie aty për ku je nisur. Me germa të mëdha lexon “Prestige Resort”. Në plan të parë duket se është vazhdimësi e pyllit të dendur me pisha, i paprekur nga kohët e vjetra, një zonë gati e virgjër në këtë vijë bregdetare. Por jo. Kangjellat mes bimësisë tregojnë që kompleksi po merr trajtën e një destinacioni të rëndësishëm turistik në Adriatik.

Uji i detit është bekim i vërtetë. Sa zbret mbi korridoret lidhëse të resortit, me vilat dhe godinat e shërbimit, aroma e kripës dhe jodit të mbush mushkëritë, e duket se plotëson një mungesë organike oksigjeni, të cilën e marrim të kontaminuar në qytet. Ajo që bie në sy, që mbush ajrin, plotëson bukurinë e këtij resorti mbeten pishat. Ashtu të larta, me gjelbërimin e stinës, ku për fat i gëzohen bimësisë ripërtëritëse, me boçet e stikave që gjithaq i falin ambientit mjedisin përrallor, të gjendur veçse në rrëfime e tregime për fëmijë.

Në “Prestige Resort” adrenalina arrin maksimumin, aty ku panorama dhe gjelbërimi ridimensionojnë paqen brenda nesh. Për grupmosha të ndryshme, deti mbetet një nga alternativat jo thjesht qetësuese, por po aq dhe kurative. Nuk ka ilaç më të mirë se uji me kripë. Natyra ia ka falë njerëzimit si një nga burimet e mirëqenies psikofizike, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me ënjtjen e këmbëve. Vetëm duke notuar, një shëtitje në breg apo thjesht të mbani këmbët në ujë për disa minuta, do të përjetoni një lehtësim të menjëhershëm.

Në “Resortin Prestige” në Golem, deti është pranë teje me gjithë ndjesitë që ai përçon. Në një hapësirë prej 80 mijë metër katror, asgjë nuk e ndal jodin të tejçohet në të gjithë sipërfaqen. Gërshetuar me oksigjenin që çliron gjelbërimi i pishave, ky mjedis shndërrohet në parkun më të madh të komoditetit dhe shërbimeve të kërkuara. Një pishinë e madhe, enkas me ujë deti, është zgjidhja më optimale që investuesit e këtij kompleksi gjigant kanë menduar për të gjithë pushuesit. Kjo alternativë vjen si një avantazh për të gjitha ata që e duan ujin me kripë ngjitur me shezlongun.

T’ia dhurosh vetes këto ndjesi, (për ata që gjatë javës janë në punë) në fundjavë, është një çlodhje e merituar. Shkëputja nga rutina i bën mirë kujtdo, qoftë dhe vetëm të shtunë e të diel. Argëtimi nuk duhet t’i mungojë kohës së programuar vetëm për punë. Alternimi i hapësirave mes punës dhe çlodhjes, rrit adrenalinën dhe motivon për rifillimin e aktivitetit psikik dhe profesional.

Në një shëtitje në 100 metër hapësirë ujore brenda kompleksit, gjendet gjithaq një park i vërtetë, i plotësuar me vila katërkatëshe, tri pishina, dy bare dhe minibar si dhe një restorant bufe. Ndërkaq, në pritshmëritë e investimit total, në pritje është përfundimi i hotelit të ri, buzë detit. Një godinë madhështore, e konceptuar me ambiente që ofrojnë shërbimin e dëshiruar. Ashtu siç projektet e kohës e kërkojnë, nuk do të ketë ndryshim sa i takon klasave shoqërore, që nga kërkesat familjare e deri ato të seminareve e organizimeve të rëndësishme që i përkasin target grupeve të ndryshme.

 

Motive që me kujdes kanë ndërtuar një hotel të konceptuar me 60 dhoma të rehatshme, 2 salla konferencash, 2 restorante, një à la carte, 2 bare e një Lounge Bar. Brenda vitit që vjen, ky plan i mirëfilltë biznesi, pas rikonstruksionit total, pritet të jetë i organizuar me më shumë vila, hotele të reja, qendra spa, qendër lojërash për fëmijë, lokale verore, kopsht birre dhe restorante.

Komoditeti është kryefjala. Në vilat e riorganizuara, gjithçka ndrit me bardhësinë e hotelerisë. Dhoma të paqta me funksionalitetin e një çlodhjeje shfrenuese. Të gjitha të pajisura me krevate komode, ajër të kondicionuar, TV me ekran të sheshtë, minibare, kuti të sigurisë dhe tualete luksoze, si dhe luksin e Wifi Free.

Pamja e tyre vjen me kënd shtrirje nga deti. E këtij luksi nuk mund t’i mungojë kurrsesi kulinaria, esenca e shijes. Vakte të ndryshme shoqëruar me asortimente të larmishëm, të cilat i bëjnë mirë jo vetëm shëndetit fizik, por edhe atij mendor. Gatimi, një përzgjedhje sa tradicionale, po aq dhe miksim i kuzhinave botërore.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top