Këshilla & Arsye

February 7, 2020 | 9:09

Pretekstet dhe gënjeshtrat që i japin fund një marrëdhënieje

Ju thoni që jeni i lirë

Por emocionalisht nuk jeni, pavarësia e vërtetë emocionale kërkon ndershmëri si me partnerin, ashtu edhe me veten. Mund të përpiqeni të kombinoni dy situata të përputhshme, por në thelb e dini që marrëdhënia është e destinuar të dështojë.

Ju nuk jeni të sinqertë për të kaluarën tuaj

Marrëdhëniet bazohen në besim, gjë që kërkon që t’i tregoni partnerit tuaj se kush jeni dhe kush keni qenë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të rrëfeni të gjitha sekretet tuaja në takimin e parë, por do të duhet të hapeni nëse dëshironi një marrëdhënie që është e aftë të merret me konfliktet që do të vijnë në mënyrë të pashmangshme.

Problemet me paratë

Biseda për paratë është thelbësore për planifikimin e një të ardhmeje të përbashkët. Ndershmëria do t’iu ndihmojë të kuptoni nëse është nevoja për një plan tjetër financiar.

Nëse dëshironi apo jo fëmijë

Ky është një problem themelor. Ju duhet të rrëfeni nëse doni të keni fëmijë ose jo, veçanërisht nëse partneri juaj dëshiron të kundërtën. Kështu që ai do të ketë lirinë të zgjedhë për të qenë bashkë apo jo.

Nëse nuk keni qenë besnik

Fshehja e faktit që keni qenë jobesnikë në të kaluarën ose të tashmen mund të rrezikojë marrëdhënien tuaj. Ajo gjithashtu e vë partnerin tuaj në rrezik të kontraktimit të një sëmundjeje.

Të thuash që gjithçka është mirë edhe nëse nuk është kështu (edhe në shtrat)

Në një marrëdhënie në çift nuk duhet të gënjesh kurrë për atë që të shqetëson apo ndonjë çështje tjetër të rëndësishme. Me takt dhe ndjeshmëri mund të jemi të sinqertë për çështje të rëndësishme. Shmangia e komunikimit të sinqertë, si dhe sjellja e problemeve nuk do t’ju bëjë që të keni një lidhje autentike.

 

 

Burimi / https://vibee.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top