Ndonjëherë grindjet janë të pashmangshme. Por “antenat” e fëmijëve tanë kapin lloj-lloj tensionesh. Pyes veten se çfarë lloj modeli jeni dhe çfarë modeli marrëdhëniesh bëheni për fëmijët tuaj kur bërtisni, godisni dyert ose qani me zë të lartë?
Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Bota e fëmijëve tuaj jeni ju. Kur ju shohin duke u grindur, ju shqetësoni në mënyrë të pariparueshme ndjenjën e tyre të sigurisë, gjë që ka pasoja të këqija për psikikën e tyre.
Mos mendoni se fëmijët nuk kuptojnë ose nuk tregojnë interes në një grindje.
Fëmijët thithin të gjitha vibrimet/dridhjet në një familje.
Fëmijët mësojnë duke ju parë dhe ata lulëzojnë kur lulëzoni ju… dhe anasjelltas.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.