Këto festa mbaruan. Ju të rritur, duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët apo pasthirrmat, që përdorni. Fëmijët, ju shohin, ju dëgjojnë dhe përpiqen, që edhe ata të bëjnë si ju, sepse ju jeni modeli i tyre dhe çdo gjë, që bëni ju, është vetëm e mirë, në sytë e fëmijës.
Nga Lira Gjika
Kështu, duke shprehur bezdinë e mbarimit të pushimeve dhe të festave, ju nxitni te fëmija bezdinë dhe përtesën. Bezdija dhe përtesa aktivizojnë boshllëkun. Boshllëku pengon te njeriu, krijimin e vazhdimësisë dhe ndërthurjen e ngjarjeve. Po të mos tregoheni të vëmendshëm, ti tregoni fëmijës, që ashtu siç lodhemi nga puna lodhemi edhe nga festat, prandaj duhen alternuar, që të mund ti shijojmë të dyja.
Aq më tepër, që përpara kemi festa të tjera për tu festuar. Kjo mënyrë të sjelluri shmang mërzinë dhe përtesën, që janë faktorët kryesorë të dështimit të njeriut në jetë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.