Në fokus

November 1, 2016 | 7:52

Prindër…largojini fëmijët nga televizori! Ndikimi i tij është negativ në zhvillimin psikik

Anxhela Peza Psikologe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Këshillimi

Psikologët amerikanë pohojnë se teza në të cilën thuhet se televizori ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijës bie poshtë.

Ndikimi i tij është totalisht negativ në zhvillimin psikik të fëmijës!

Shikimi i televizorit për një kohë të gjatë nga ana e fëmijës shkakton dëmtime në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik.

 

 

 

  1. Aftësinë gjuhësore
  2. Të shprehurit
  3. Ndërveprimi i tij me ambientin përreth
  4. Aftësia motorike
  5. Ankth
  6. Insomnia (Pagjumësi)
  7. Agresivitet
  8. Axhitim
  9. Çrregullime të gjumit

Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2-vjeç, po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i psikikës. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm social.

Gjatë muajve të parë të jetës, proceset kognitive të fëmijës zhvillohen shumë shpejt, në fund të vitit të parë, truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur.

Nxitësit ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre mendor.

Specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton çrregullime të tjera si :

  1. Çrregullime të ushqyerjes
  2. Obezitet
  3. Dëmtime të syve
  4. Ndjenjë dhune
  5. Eneurezis dhe vonesë në të folur

Për një zhvillim më të shëndetshëm emocional dhe social sugjerohet rritja dhe edukimi i fëmijëve me metodat “tradicionale”. Mos harroni se natyra rrit koficientin e inteligjencës!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top