FB

July 8, 2021 | 8:25

Prindër, përpiquni të jeni “çelësi” i qetësisë për mundësinë e komunikimit me adoleshentin

 

Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontakt me fëmijë në moshën 12-18 vjeç, kini kujdes kur flisni me ta, sidomos kur doni ti tërhiqni vëmendjen. Njeriu në këtë moshë, nuk e ka arritur atë pjekuri të masës trunore dhe për pasojë edhe aftësinë për të menaxhuar sferën emocionale, që të arrijë të bëjë diferencimin e zërit dhe mënyrës se si po i flasin, po e këshillojnë, po i flasin seriozisht apo po i bërtasin dhe ironizojnë?!

Nga Lira Gjika

Në këtë periudhë njeriu nuk arrin të bëjë diferencën e zërit dhe mimikës së tjetrit, por sidomos kur tjetri është i rrituri, gjendja rëndohet edhe më keq. Adoleshenti është gjithë shqisa ndaj të rriturit, sepse edhe pse me trup po i afrohet apo i është afruar, me përdorimin e fjalës dhe sidomos të sferës emocionale, ndihet ende i parritur dhe kjo i krijon nervozizëm. Pra si po i flet? Po i flet me seriozitet apo po e urdhëron dhe e shan? Gjithashtu, shtoi kësaj papjekurie dhe traditën tonë të komunikimit me fëmijët e cila lë shumë për të dëshiruar.

Të folurit, pothuajse gjithnjë në mënyrë urdhërore, me zërin e ashpër, duke e prekur në sedër apo fyer e etiketuar dhe sidomos krahasimi me tjetrin e vështirësojnë edhe më shumë komunikimin dhe marrëdhënien me adoleshentin. Është e vërtetë që të ndërtosh një marrëdhënie me tjetrin, ka raste dhe jo rrallë, që nuk është aspak e lehtë dhe kur tjetri është një adoleshent, vështirësia shumëfishohet.

Por, nëse do të niseshim nga një princip i thjeshtë, që, një person i besuar, i butë dhe i kujdesshëm, që hyn në sintoni me botën e brendshme tonën, është shpesh çelësi për “hapjen e dritares së tolerancës” dhe komunikimi nuk është më i mundimshëm dhe i sikletshëm. Prindër e të rritur të tjerë, pse të mos përpiqeni, të jeni ju “çelësi” i qetësisë për mundësinë e komunikimit me adoleshentin, që e ka kaq shumë të nevojshme marrëdhënien e sigurt me të rriturin? Përpiquni dhe do t’ia dilni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top