Këshilla & Arsye

February 25, 2020 | 14:31

Prindërimi, gjashtë hapa për të rritur fëmijë të lumtur dhe të sigurt

Qëllimi i prindërve është që të rrisin fëmijë të qetë dhe të pavarur, të aftë të shkëputen pa trauma nga familja, për të formuar të tyren. Adoleshenca e zgjatur e të rinjve shpesh ndodh për shkaqe sociale dhe ekonomike, por në shumë raste të rriturit që jetojnë me prindërit edhe pas moshës 25 vjeç, në të vërtetë vuajnë nga pasiguria. Këtu janë disa hapa të dobishëm që prindërit mund të ndërmarrin për të rritur fëmijë të lumtur dhe të pavarur.

Këshillat vijnë nga psikoterapistja Monica Massa, e specializuar në Emdr dhe me një përvojë të gjatë në veprimtarinë klinike dhe si psikologe në shkollën publike. Gjithçka fillon që në vegjëli dhe vazhdon deri në adoleshencë, gjithmonë me një vëmendje ndaj zemrës dhe shprehjeve të saj të vërteta.

Nga momenti i parë i jetës: shprehja dhe komunikimi i dashurisë është hapi i parë për të rritur një fëmijë plot vetëbesim. Nevoja e fëmijëve për dashuri përbën themelet e nevojshme për të përballuar jetën. Është e rëndësishme t’i përkëdhelni, t’i mbani në krah, të thoni lirshëm “Ju dua”, “Më pëlqen ajo që bën”: në këtë mënyrë me kalimin e kohës ndërtohet një lidhje emocionale me fakte dhe fjalë që i bëjnë fëmijët të ndjehen të sigurt. Sa më shumë dashuri t’u japim fëmijëve tanë, aq më shumë dashuri do të kenë ata brenda tyre dhe aq më shumë ata do të jenë në gjendje t’ia dhurojnë vetes dhe të tjerëve.

Fëmijëria: testet e para të vogla – Ne duhet t’i lejojmë fëmijët të përballen me përgjegjësitë e para, të mësojnë të kujdesen për veten dhe të marrin vendime. Sa më shumë përvojë të fitojë ai në fusha të ndryshme, aq më i madh do të jetë vetëbesimi i tij. Çdo rast është i dobishme për ta lejuar atë të njoh kufijtë e tij dhe të mësojë t’i tejkalojë ato. Për shembull, nëse fëmija ynë nuk di të notojë, ne nuk duhet t’i themi “Mos shko afër ujit sepse nuk di të notosh!” por përkundrazi: “Futu në ujë që të mësosh të notosh”.

Gjatë rritjes: respekti mbi të gjitha – Që një fëmijë të mësojnë të ketë vetëvlerësim, ai duhet të perceptojë respektin e prindërve të tij. Ne duhet të tregojmë vlerësim për të voglin që pranon një sfidë, pavarësisht rezultatit: ne bëhemi ajo që mendojmë se mund të bëhemi, bindjet tona përcaktojnë imazhin tonë i cili nga ana tjetër gjeneron ndjenjat dhe sjelljet tona. Për këtë arsye, ndjenja e vlerësimit ndihmon për të formuar një ide të mirë për veten.

Adoleshenca: është momenti i disiplinës së brendshme – Ky është momenti në të cilin vendosen themelet për ta shndërruar fëmijën në një të rritur që respekton rregullat për bindjen e tij të brendshme. Vetë-disiplinimi është një aftësi që fëmijët duhet të mësojnë ta ushtrojnë vetë për shpërblimin e brendshëm që rrjedh prej tij dhe jo për imponimin e jashtëm. Shantazhet e vogla ose imponimet nuk janë konstruktive: nëse fëmijët e jetojnë disiplinën vetëm si një ndërhyrje autoritare, ata do të thyejnë rregullat sa herë që të munden. Fëmijët nuk mësojnë nga fjalët, por nga shembujt.

Lërini ata të gabojnë: kështu mësojnë! – Shpesh prindërit kanë frikë së mos fëmijët e tyre gabojnë: ata i konsiderojnë ato si dështim të tyre dhe si diçka nga e cila duhet t’i mbrojnë fëmijët. Sidoqoftë, përjetimi i një zhgënjimi nuk dëmton: bërja e gabimeve shpesh është mënyra më e mirë për të mësuar. Gjëja e rëndësishme është që të ngriheni përsëri, me ndihmën e babit dhe nënës që kanë besim në fatin e fëmijëve të tyre dhe gjithashtu në veten e tyre. Prindërit e mirë nuk janë të përsosur (përsosmëria nuk ekziston), por janë ata që janë të vetëdijshëm për mendimet, emocionet dhe sjelljet e tyre.

Mësimi i rregullave dhe kufijve – Edukimi duhet të bëhet me po dhe jo absolute, disa rregulla themelore që përmbledhin vlerat që duam të kalojmë dhe që përbëjnë parime të shpëtimit të jetës. Këto pika të forta shpesh provokojnë rebelim te të rinjtë, por të dish të rezistosh ndaj sulmeve liberale të fëmijëve është dëshmi e dashurisë. Komunikojuni fëmijëve idenë që kujdeseni për ta, se jeni të gatshëm të luftoni për të mirën e tyre dhe që besoni në ato që mësojnë. Për më tepër, jo është një formë e ndarjes nga fëmija dhe rezistimi dëshmon se nuk i frikësohet kësaj shkëputjeje.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top