FB

April 8, 2021 | 8:40

Prindërimi, sfidë apo kënaqësi?

 

Nga Msc.Alba Gega, kritike letrare e marrëdhënie me publikun

 

Prindërimi është një term konceptual që përthith brenda vetes gjithë globin edukues-kulturor të fëmijës. Ai ekuivalon me “rritësimin “e fëmijës. Ç’do të thotë rritësim i fëmijës?

1

Kjo pyetje retorike mbart dhe simbiotizon rritjen fizike të fëmijës, duke i siguruar gjithçka nga ana fizike dhe nevojat fiziologjike që ka fëmija, por jo vetëm kaq. Kjo është maja e ajsbergut, e cila fsheh rrënjët më të thella e më të rëndësishme të kësaj “akullnaje” , pra prindërimin.

Rritësimi i fëmijës sot nuk është i lehtë. Ai mbart sfida të ndryshme për të trajtësuar një fëmijë të kulturuar, një fëmijë që ta dojë dijen (brenda moshës së tij) dhe një fëmijë që në moshë të hershme të fortifikojë themelet e një kulture bazike të dobishme për vete, të tjerët dhe komunitetin. Sigurisht nuk ka një rregull apo një mënyrë fikse që tregon si të sillemi me fëmijët apo si të rrisim fëmijë të kulturuar dhe inteligjent, por ekzistojnë mënyra se si në t’i përdorim për të zgjuar, inkurajuar dhe nxitur për atë që po e quajmë rritësim i fëmijëve.

Fëmijët janë tipa të ndryshëm, emocional, të ftohtë, të ndrojtur apo të shkathët dhe në varësi të fëmijës ne “shfrytëzojmë” potencialin e tij për të rritur fëmijën fizikisht, emocionalisht, kulturalisht dhe intelektualisht.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top