Marrëdhënie

September 29, 2016 | 9:22

Prindërimi/ Si të mësoni fëmijën tuaj të jetë i përgjegjshëm

Përgjegjësia është një nga dhuratat më të çmuara që ju mund t’i bëni fëmijës tuaj. 

Në përgjithësi, fëmija i papërgjegjshëm bëhët për një sërë arsyesh që lidhen me familjen (divorci i prindërve,  lëvizja në shtëpi të re, etj), jeta sociale e tij (miq, marrëdhëniet, etj), shkolla (mësuesit, interesi i ulët, etj).

Pa marrë parasysh se sa i papërgjegjshëm mund të jetë fëmija juaj, në shtëpi apo në shkollë, është vetëm një hap për të bërë këtë zakon në sjellje të përditshme.

Ndaj, duhen gjetur mënyra për të mësuar fëmijën tuaj se çfarë do të thotë të jetë i përgjegjshëm dhe i organizuar.

Vendimet

Fëmija ka të drejtën e një mendimi, kështu që lere të vendosë në disa raste, në varësi të moshës. Udhëzojeni fëmijën të mendojnë mirë para se të marrë një vendim dhe të pranojë pasojat e vendimeve.

Papërgjegjshmëri në shkollë

Gjëja e parë që ju mendoni është se ai nuk e pëlqen shkollën, nuk pëlqen të mësojë, por përtej kësaj, fëmija mund të shfaqet neglizhent në situatat e mëposhtme: kur ngacmohet nga bashkëmoshatarët; kur ka konflikte apo probleme familjare nga të cilat vuan dhe fëmija; sjellja e mësuesit; ai e sheh shkollën si një detyrim dhe nuk i pëlqen; është i kërcënuar nga prindërit që do të përballet me pasoja nëse nuk mëson; është i shoqërueshëm dhe ka miq në shkollë.

 

Si të bindni fëmijën tuaj që të jetë i përgjegjshëm në shkollë?

Zgjidhja nuk është të kritikoni, bërtisni dhe ta dënoni atë. Bëni një diskutim të sinqertë dhe të hapur me të. Fëmija nuk duhet të shohë shkollën si detyrim, por si një mënyrë për të mësuar gjëra të reja dhe interesante.

Organizimi, organizimi, organizmi!

Një nga mënyrat kryesore që ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj , është të mësoni të organizojë kohën. Çdo gjë duhet të jetë e strukturuar në mënyrë të tillë që fëmija të bëjë detyrat e shtëpisë, të mësojë, por edhe t’i  mbetet kohë për hobi apo aktivitete të preferuara.

Fëmija duhet të mësojë se sa e rëndësishme është  të jetë i rregullt dhe i organizuar që nga fëmijëria, për të formuar një zakon të tij, zakonisht për ta ruajtur atë gjatë gjithë jetës. Ai duhet ta dijë se ka rregulla të caktuara që duhet të respektohen dhe se në varësi, merr një pasojë, pozitive apo negative.

Shtëpi dhe në shoqëri

Jepni detyra fëmijës për të përmbushur. Fëmijët duan të ndihmojnë prindërit e tyre, kështu që për to do të jetë një mundësi e mirë të kalojnë kohën me ju dhe për ju, do të jetë një mundësi e përkryer për të fuqizuar ato.

Ju nuk duhet të shpërbleni fëmijën pse lajnë dhëmbët në mëngjes, por i shpjegoni se ky është një zakon i shëndetshëm që e ndihmon. Kur ka gabuar, le të vuajë pasojat dhe jo ta shpëtoni atë në çdo kohë.

Lëvdojeni herë pas here për ta përforcuar  një sjellje të përgjegjshme..

Kafshët shtëpiake

Ne të gjithë e dimë se një kafshë (një qen, një mace, një lepur, etj) mund të fuqizojë një fëmijë më mirë se kushdo. Nëse fëmija juaj me të vërtetë dëshiron një kafshë, do të bëhet përgjegjës për kujdesin e tij.

Shënim, megjithatë, ndodh që shumica e kafshëve të vuajnë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të flisni seriozisht me fëmijën tuaj, për tu shpjeguar çfarë përfshin kujdesi ndaj kafshëve dhe të ofroni atë vetëm kur ju jeni të sigurt që fëmija juaj e kupton se çfarë bën.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top