FB

August 25, 2021 | 8:15

Prindërit autoritarë dhe ndikimi te fëmijët

Secili prind është i ndryshëm në mënyrën si zgjedh të rrisë dhe edukojë fëmijën, por ka disa karakteristika të përbashkëta që kanë disa prindër, që i bëjnë ata të kenë stilin autoritar të prindërimit. Sipas psikologëve, autoritarë quhen ata prindër që kanë kërkesa e standarde shumë të larta ndaj fëmijëve, por mbajnë qëndrim të ftohtë e distancues ndaj nevojave emocionale të tyre.

1

Si të kuptojmë nëse dikush bën pjesë tek prindërit autoritarë dhe si ndikon kjo sjellje te fëmijët?

 

Përkufizimi i prindërimit autoritar

Prindërit autoritarë quhen ata prindër të cilët kanë kërkesa dhe standarde shumë të larta për fëmijët e tyre, por janë të ftohtë dhe të largët ndaj nevojave emocionale të fëmijës.

Karakteristikat e prindërve autoritarë

Janë shumë kërkues.

Janë të ftohtë ndaj emocioneve.

Janë kontrollues.

Vendosin vetëm një drejtim komunikimi (diçka do të bëhet vetëm sepse thonë ata).

I ndëshkojnë më ashpër fëmijët.

 

Efektet tek fëmijët:

Nuk krijojnë lehtësisht pavarësi.

Janë të pakënaqur.

Kanë tendencë të bëhen agresivë.

Ka nga ata që bëhen të turpshëm e të ndrojtur

Rezultate të ulëta në mësime.

Vështirësi në krijimin e vetëbesimit.

Përjetojnë shumë keq dështimet.

Bëhen më lehtë pre e abuzimeve me substancë të dëmshme, apo shfaqin probleme mendore si depresioni, ankthi, pëprjepje për vetëvrasje e vetëdëmtim.

 

Burimi Humanum.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top