Këshilla & Arsye

October 19, 2017 | 8:00

Prindërit e mi, në kërkim të shembullit tim

Të gjithë kalojnë nëpër disa etapa zhvillimi dhe jo të gjithë zhvillohen njësoj. Kur fëmijët sapo fillojnë të kuptojnë, prindërit i pasqyrojnë shembullin që duhet të ndjekë, në bazë të dëshirave të tyre dhe jo në bazë të karakteristikave të fëmijës.

Nga Elemshahe Palushi, psikologe

Nga Elemshahe Palushi, psikologe

Pothuajse shumica e prindërve lodhen duke trokitur në dyert e komshinjve, në dyert e gjithë botës për të gjetur shembullin ideal që t’ia pasqyrojnë fëmijës së tyre, si shembull që ata duhet të ndjekin për t’u bërë dikushi në jetë. Dikushi në jetë siç duan prindërit.

Kjo gjë i pengon shumë fëmijët në jetë. Është një presion psikologjik. Prindërit e ngarkojnë mendërisht fëmijën e tyre dhe nuk e kuptojnë asnjëherë gabimin.

Çdo individ ka karakteristikat e tij, ka vullnetin e tij, prirjet e tij. Nuk mund të ndjekë tjetrin, sepse lodhet shumë shpejt dhe do të ndalojë së ecuri përpara.  

Ndaj dua të përcjell një mesazh për të gjithë prindërit:

Duhet të pyesni fëmijën: çfarë dëshiron të bëjë apo të bëhet në jetë? Dhe jo t’i thoni: ndiqni hapat e dikujt tjetër.

Fëmijët tuaj nuk mund të qëndisin ëndrrat (dëshirat) tuaja në jetën e tyre, sepse është tepër e vështirë, pothuajse e pamundur. Nuk mund të dalin jashtë kornizës së aftësive dhe dëshirave apo formimit të tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top