Këshilla & Arsye

October 18, 2017 | 12:40

Si të reduktoni stresin…

Ndjenja e të qenit i stresuar në ditët e sotme është pothuajse e pashmangshme. Mirëpo se sa i stresuar ndihesh dhe sa shpesh ndodh kjo është diçka në të cilën ju ndikoheni shumë. Pa zakonet e mençura për trajnimin e situatave që mund të jenë stresuese, jeta mund të jetë shumë më e rëndë. Mund të ndiheni të lodhur ende pa filluar java, keni dhimbje stomaku, migrenë apo dhimbje të shpeshtë koke. Por, ekzistojnë disa mënyra, përmes të cilave mund të reduktoni stresin.

Këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë me më pak stres: 

1

Hani pak dhe shpesh

Një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin është balancimi i sheqerit në gjak. Mjekët këshillojnë që të merrni me vete racione të vogla ushqimesh dhe të hani çdo 3 orë, racione që përmbajnë proteina.

Qeshni me të madhe

Të qeshësh është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg stresin. Studimet tregojnë se e qeshura furnizon trurin me energji, redukton hormonet e stresit, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon dhimbjen.

Gjëja më e rëndësishme është të koordinosh aktivitetet fizike

Është e rëndësishme është që të ketë një koordinim të mirë mes aktiviteteve fizike që njeriu zhvillon. Mos bëni ushtrime apo vrap përpara gjumit, sepse kjo do të rrisë adrenalinën, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes, duke e bërë të vështirë të flini gjumë. Studime të shumta rekomandojnë  zhvillimin e aktiviteteve fizike në mëngjes.

Vezë për mëngjes

Vezët janë një burim i mirë serotoninës, një hormon që ju bën të ndiheni mire. Trupi e prodhon atë kur furnizohet me ushqime si peshku, banania, bajamet.

Bëni pushim

Nëse mund të ndaloni vetëm për pak minuta, gjeni një vend të qetë, mbyllni derën, fikni telefonin dhe merrni frymë thellë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top