Në fokus

October 31, 2017 | 9:32

Prindërit kanë një ndikim të madh në mirëqenien e fëmijëve

Sipas një studimi të fundit, mbështetja prindërore për pavarësinë e fëmijëve ndihmon mirëqënien e tyre në fazat më të rëndësishme edukative; nga fillorja në nëntë-vjeçare, nga nëntë-vjeçarja në gjimnaz dhe nga gjimnazi në universitet.

femije

Profesore Katariina Salmela-Aro thekson se mbështetja që ofrojnë prindërit për ndërtimin e pavarësisë tek fëmija parandalon depresionin në të gjitha këto faza transizcioni dhe rrit vetëbesimin e tyre në dy fazat e fundit.

“Më parë mendohej se roli i prindërve ishte i rëndësishëm vetëm në fëmijëri, por ky studim tregon rëndësinë e tyre përgjatë adoleshencës dhe rinisë së hershme”, thotë Salmela-Aro.

Rezultatet e studimeve të reja tregojnë se njerëzit ndikojnë në mirëqënjen e njëri-tjetrit. Prindërit ndikojnë mirëqënjen e fëmijëve sikurse fëmijët ndikojnë në mirëqënjen e prindërve. Kur fëmijët nuk ia dalin mbanë mirë, prindërit ndërhyjnë direkt të ndihmojnë duke penguar kështu ndërtimin e pavarësisë tek fëmija.

“Gjithësesi, për hir të mirëqënjes së fëmijëve, është shumë e rëndësishme që prindërit të ndihmojnë zhvillimin e pavarësisë në të tilla raste sepse është provuar nga shumë studime që ajo redukton depresionin”, thekson Salmela-Aro.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top