Këshilla & Arsye

December 9, 2016 | 11:11

Prindërit që rrisin fëmijë të suksesshëm bëjnë këto gjëra ndryshe

1Roli juaj si prind zgjat një jetë të tërë, por roli juaj në zhvillimin e fëmijëve është vendimtar. Sipas një studimi, këto janë 10 gjërat që bëjnë prindërit që të rritin fëmijë të suksesshëm

 

  1. I lënë të dështojnë

Prindërit i lejonë fëmijët të dështojnë në gjëra të vogla dhe nuk nxitojnë për t’i shpëtuar ata. Kështu, ata mësojnë se pas një rënieje mund të ngrihen për të vazhduar.

  1. U mësojnë vlerën e mirënjohjes

Kaloni kohë me ata që kanë më pak të ardhura, ose ata që po luftojnë me një betejë sëmundjeje. Këto do të jenë një mësim i vlefshëm mirënjohjeje dhe përulësie për fëmijët.

  1. U mësojnë atyre të jenë ‘miqtë më të mirë’ të vetes

Ju nuk do të jeni gjithmonë aty për t’u kujdesur për ta. Fëmijët duhet të mësohen të jenë të pavarur dhe jo të mbështen vetëm tek të tjerët.

  1. U mësojnë atyre vlerën e përpjekjeve

Fëmijët duhet të përpiqen të punojnë. Pa punë s’ka të ardhura.

  1. Mos i lejoni të bëjnë zgjedhje, nëse e dini se ata janë të aftë për më shumë

Prindërit që u mësojnë fëmijëve elasticitetin dhe aftësitë për të arritur diçka me sukses rrisin fëmijë të suksesshëm. Fëmijët e rritur në këtë mënyrë përshtaten më lehtë me ndryshimet.

  1. Lavdëroni përpjekjet e tyre, jo rezultatet

Në vend që të thoni: “Ishe shumë i zoti/e zonja që e bëre mirë detyrën”, është e nevojshme të thoni: “Duket se ke punuar shumë për këtë detyrë!”. Vëmendja do të përqendrohet mbi atë që fëmija ka bërë më shumë sesa rezultati. Kjo i ndihmon fëmijët që ta lidhin punën me suksesin.

  1. I ndihmojnë ata të formojnë identitin e tyre të ndarë nga të tjerët

Një nga funksionet më themelore të prindit është të rrisë fëmijë të pavarur. Prindërit që rritin fëmijë të suksesshëm lejojnë fëmijët të formojnë një personalitet të ndarë nga vetja e tyre dhe i respektojnë këto dallime.

  1. U mësoni atyre mirësinë, respektin dhe zakonet

Këto tre tipare, ndoshta më shumë se të tjerat, do të ndihmojnë fëmijët të jenë të suksesshëm në jetën e tyre.

  1. Ndershmëria

Fëmijët mësojnë të gënjejnë, kur ata janë në një moshë të pambrojtur.  Ju duhet t’ju bëni të ditur se, nëse gënjejnë ata do të marrin një dënim.

  1. U mësoni të vlerësojnë veten dhe të tjerët

Fëmijët të cilët jo vetëm refuzojnë ngacmimet për veten e tyre, por edhe ngacmimet ndaj të tjerëve janë fëmijë të mirë të rritur nga prindër të suksesshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top