Në fokus

August 29, 2017 | 12:32

Prindërit sot

Në ambientin ku unë punoj, dëgjoj shpesh: “Kam fëmijët, nuk vij dot herët në punë” ose “kam fëmijët, nuk rri dot deri vonë në punë”. Dhe nuk po flasim për foshnja, por për fëmijë në moshën e kopshtit e sipër.

1

untitledKur nisim një punë, jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që po marrim mbi vete. Nuk na “vendos” kush lakun në fyt. Këta prindër janë ende “të papjekur” dhe aftë për të marrë çdo pasojë mbi veten, por ia faturojnë ato fëmijëve. JO, prind i dashur, nuk është fëmija ai që të pengon t’i përmbushësh detyrimet e tua profesionale, por paaftësia jote për të menaxhuar siç duhet kohën tënde! Legjislacioni ynë i jep mundësinë prindërve të jenë pranë fëmijëve të tyre në momentet më të rëndësishme
të jetës (latenca); në ditët, javët, muajt e parë. Justifikimet e mëvonshme (kur fëmija ka filluar kopsht, shkollë) janë “përtaci” e prindërve.

Një prind i mirë nuk është ai që vonohet ose lë detyrimet profesionale se: “I leva bukën me gjalpë djalit/vajzës para se  të ikte në shkollë”. Me këtë shprehje nuk tregon sesa prind i mirë je, por se çfarë fëmije po rrit dhe si arrin t’i menaxhosh ti detyrimet e tua si i rritur. Dhe përfundimi është që nuk po bën as njërën, as tjetrën si duhet. Mësojeni fëmijën me përgjegjësi dhe detyra, sapo fillon “brumosja” e tij! Dhe merri përsipër përgjegjësitë tuaja si prind dhe si profesionist (në çfarëdolloj profesioni).

Një shprehje thotë: “Fëmija nuk dëgjon fjalën, por sheh shembullin e prindit!” Pra, të njëjtin justifikim që po dëgjon sot nga ty do përdorë edhe ai/ ajo kur të shkojë në shkollë ose punë. Çdo rrethanë do jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të tij/saj përveçse ai/ajo. Që në vegjëli jemi “zotër” të zgjedhjeve tona (përjashto rastet ekstreme): lodra/loja e preferuar, ngjyra e preferuar, etj. Kur rritemi pse u dashka të jenë rrethanat
përcaktuese të asaj që s’mundëm të bënim dot në kohë?!

Mjaft u ankuat, bëhuni më seriozë dhe të përgjegjshëm, të dashur Prindër!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top