Mirëqenie

January 6, 2018 | 8:00

Problemet kardiovaskulare, si mund t’i parandalojmë dhe shërojmë përmes bimëve mjekësore

Flet specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja

A mundet t’i parandalojmë sëmundjet kardiovaskulare me bimë medicinave?

Ka shifra alarmante të të prekurve, kryesisht te moshat e reja.

Ylli Merja, specialist i mjekësisë alternative

Ylli Merja, specialist i mjekësisë alternative

Çfarë i shkakton sëmundjet e zemrës?

Në përgjithësi janë sëmundje të lindura ose edhe të fituara gjatë jetës. Nëse do ta shohim zemrën në miniaturë, ajo është një qese që ka tre shtresa. Shtresa e jashtme, perikardi, shtresa e mesme, mezokardi ku është muskulatura e zemrës dhe shtresa tretë, endokardi, si kllapa, të cilat formojnë dhomëza. Nëse kemi një infeksion, një mahisje apo skuqje të asaj cipës së jashtme, perikardit, kemi një sëmundje që jep këto shenja: kollë, shtrëngim të kraharorit, dhe nëse ky person ka mbajtjen e ujit në pjesën e jashtme të zemrës, atëherë fillon të ketë anemi të përgjithshme, mungesë të oreksit, këputje trupore etj. Nëse kur këto shtresa të jashtme ngjiten me njëra-tjetrën, atëherë personi shpesh shfaq nxirje të buzës, dhe nuk ka fuqi.

Nëse kemi inflamacion të shtresës së mesme, miokardi, shfaqen patologji të tjera: ënjtje këmbësh, në shputa apo pjesën e poshtme të kërcirit, rënie të funksionit të veshkës. Nëse e shtypim pjesën e mahisur, mbetet si gropë. Këto shenja duhet t’i njohim mirë për të na orientuar me problemet që ka zemrat. Miokardi ndodh me shtrëngim në gjoks dhe nganjëherë edhe me shtrëngim në pjesën e mbrapme, një pengesë në urinim ose shumë të rrallë dhe pak, që tregon se ku zemra nuk ka fuqi që të pompojë. Kjo pjesë nëse trajtohet mirë nga mjeku dhe përdoruesit e këtyre barnave apo çajrave bimore i shkon kurës, atëherë këto probleme eliminohen.

Cilat janë sëmundjet e lindura të zemrës dhe ato që shkaktarët e jashtëm të saj?

Tek disa persona mund të qëllojë të lindin me zemrën djathtas, e që riparohet vetëm me ndërhyrje kirurgjikale, apo ka nga ata që lindin me arterie (vena) të ngushtuara, këtu duhet të tregojnë kujdes persona që i kanë këto probleme. Ndërsa, ato që njeriu duhet të tregojë kujdes, që fitohen gjatë jetës. Kolesteroli nuk është patologji, është shkak për sëmundjet e tjera. Ai mbush enat e gjakut me pllakëza dhjamore, vesh muskulaturën e zemrës me gjak, pjesën e iokardit, ngushton arteriet që ushqejnë zemrën me gjak. Duke qenë se ngushtohet, zemra do të ushqehet me gjakun e vet e nuk mundet ta bëjë këtë. Këtu fillon një si fibrilacion, dridhje.

Për më shumë ndiqeni të plotë bisedën në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=XevJ98nc1bg

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top