Këshilla & Arsye

October 19, 2020 | 9:08

Problemet me të cilat përballeni nëse hani gjithmonë kur jeni të uritur

Uria mund të jetë një shenjë që tregon se trupi juaj po punon ashtu siç duhet por, edhe pse është një ndjenjë e natyrshme, uria nuk duhet të jetë e vetmja që ju tregon se është koha për të ngrënë. Madje, nëse hani vetëm kur keni uri, pasojat mund të mos jenë të pëlqyeshme.

Uria çon në ngrënie të tepërt

Njerëzit të cilët anashkalojnë vaktet ose hanë në mënyrë të parregullt shpesh hanë shumë për të kompensuar ushqimin që u mungon. Trupi i njeriut ka nevojë për ushqim çdo 3-4 orë për të shmangur ngadalësimet e metabolizmit. Sa më gjatë të qëndroni pa ushqim, ulet niveli i sheqerit në gjak, duke rezultuar në nevojën e sheqerit në ushqim.

Uria nuk ndihmon për të humbur peshë

Shumë njerëz mendojnë nëse po vdesin nga uria, ata po humbin peshë. Por në realitet, nëse ju hani sa më pak me idenë për të rënë në peshë, po bëni gabim pasi në një situatë të tillë, trupi juaj do të fillojë të kursejë dhe ruajë kalori për më vonë. Kështu dhjami do të ngjitet në trupin tuaj e do digjen më pak kalori.

Mund të zgjidhni ushqime jo të shëndetshme

 “Kur je i uritur, nuk je vetvetja”. Kjo tregon se kur jeni të uritur ju prireni të hani gjëra që kanë sheqer apo shumë kalori pasi kështu mendoni se do të ngopeni më shpejt.

Ju nuk jeni gjithmonë në gjendje ta njihni urinë

2 hormone ndikojnë në rregullimin e urisë: grelini, i cili stimulon oreksin dhe leptini, i cili e shtyp atë. Kur nuk keni ngrënë për një kohë, niveli i grelinit rritet dhe pasi të keni ngrënë, leptina çon sinjale në trupin tuaj që tregojnë se jeni të ngopur.

Barometri i urisë nuk është gjithmonë i saktë. Ndonjëherë, sidomos pasi kanë kaluar një dietë rraskapitëse, njerëzit nuk mund të dëgjojnë atë që trupi i tyre po përpiqet t’u thotë. Truri mëson të moderojë urinë sipas stilit të jetës kështu që njerëzit që hanë gjithmonë një herë në ditë mund të mësohen me këtë.

Ndikimi i urisë në trup, në planin afatgjatë, mund të jetë shkatërrues, nga ndikimi i shëndetit mendor te rritja e rrezikut të sëmundjeve kronike dhe nëse ju ndodh të keni uri, shpesh keni disa shqetësimë siç janë vështirësitë në përqendrim, dhimbje në stomak, dobësi, nervozizëm, dhimbje koke dhe dëshirë për të fjetur.

Ka tre lloje të ndryshme të urisë: fizike, psikologjike dhe oportuniste. Uria fizike është dëshira normale për të ngrënë kur nuk keni ushqim të mjaftueshëm në stomak. Nga ana tjetër, uria psikologjike drejtohet nga emocionet dhe në thelb është një dëshirë për diçka tjetër përveç ushqimit. Është dëshira për tu ndjerë më mirë ose më e lumtur, ose mund të jenë ndjenja të tjera të forta të manifestuara si uria.

Në fund, ka uri oportuniste. Ju shikoni ushqim përreth dhe e hani vetëm sepse është aty. Nuk ka asnjë lidhje me urinë  por ushqimi është i disponueshëm, prandaj pse jo.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top