Ushqimi me sasi të tepërt yndyre mund të jetë “stres” për zemrën dhe arteriet. Kjo doli nga një studim i kryer nga shkencëtarët nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë në Augusta, që ka ndjekur dhjetë njerëz me aktivitet të rregullt fizik dhe kolesterol e trigliceride të gjakut krejtësisht normale.
Si ndryshon gjaku?
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe me nga pesë anëtarë secili. Në të parin, vullnetarët kanë konsumuar ushqim me përmbajtje shumë të lartë yndyre. Ndërsa në grupin e dytë pjesëmarrësit konsumuan të njëjtën sasi kalorish, por më pak yndyrna, të cilat u zëvendësuan me karbohidrate dhe proteina.
Katër orë pas ushqimit ata bënë të gjitha analizat e gjakut, duke analizuar në veçanti karakteristikat e qelizave të kuqe të gjakut. Tek personat që kishin konsumuar më shumë yndyra u vu re se qelizat e kuqe të gjakut ishin më pak të afta për të udhëtuar në enët e vogla të gjakut. Gjithashtu, përqendrimi i tepërt i yndyrës kishte shkaktuar rritje të mieloperoksidazës, një enzimë e cila ndikon në elasticitetin e arterieve dhe oksidimin e kolesterolit HDL, në dobi të kolesterolit “të keq”.
Përfundimet e studimit thonë se ka një lidhje me mekanizmat e mundshme themelore të fillimit të probleme “të papritura” të zemrës dhe arterieve, të tilla si angina apo një sulm në zemër, dhe konsumit të yndyrës.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.