Mënyra si ka ndryshuar sjellja dhe jeta e adoleshentëve të sotëm, të quajtur brezi i internetit, nuk është shumë inkurajuese e shpresëdhënëse.
Sipas një studimi të kryer në Itali fëmijët dhe adoleshentët e ditëve të sotme janë shumë më të ndjeshëm e të prekshëm psikologjikisht krahasuar me fëmijët e brezave paraardhës. Ata janë më të predispozuar për të qenë mbi peshë, të ecin më pak e të kryejnë më pak aktivitet fizik.
Studimi tregoi se pavarësisht shtresës sociale që i përkasin, të varfër apo të pasur jetojnë në fshat apo metropol, fëmijët kalojnë më shumë kohë në shtëpi sesa të dalin të luajnë me bashkëmoshatarët.
Numri i fëmijëve që dalin jashtë për të luajtur është ulur me 40% nga viti 2000 deri në vitin 2015. Kjo ndodh sepse edhe jeta sociale zhvillohet në smartphone.
Adoleshentët e sotëm janë gjithashtu më pak të prirur në marrëdhëniet me gjininë tjetër. Ata e njohin dhe flasin me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale dhe vetëm në 56% të rasteve ndodh takimi përballë.
Rezulton se së fundmi adoleshentët sa vjen dhe bëhen më pak të interesuar për të qenë të pavarur e autonomë. Kjo vihet re në mungesën e interesit për të marrë patentën etj.
Sipas një studimi në Universitetin Shtetëror të San Diegos, fëmijët më të lumtur ishin ata që kalonin vetëm 1 orë në celular. Trishtimi rritet me rritjen e orëve të kaluara përpara ekranit.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.