Këshilla & Arsye

July 9, 2018 | 14:04

Problemet shëndetësore që sjell qëndrimi këmba mbi këmbë

Me siguri ju ndodh të paktën një herë në ditë të qëndroni ulur me këmbët e kryqëzuar kur jeni duke ngrënë darkë apo duke punuar në tavolinën e punës. Kjo është mënyra më e zakonshme por edhe e dëmshme.

Ekspertët thonë se kryqëzimi i këmbëve faktikisht mund të sjellë shumë efekte negative shëndetësore, shkakton dhimbje në shpinë dhe qafë.

Mjeku ortoped Vivian Eisenstadt shprehet se kryqëzimi i këmbëve është shkak për dhimbje shpine dhe qafe, sa më shumë të qëndroni ulur në një pozicion të tillë, aq më shumë presion vendosni në shpinë, gjë që rrit mundësitë për të zhvilluar probleme me qafën dhe shpinën.

Do të ishte gjëja më e mirë dhe më e shëndetshme nëse nuk do i mbani këmbët e kryqëzuara, por për fat të keq kjo rrallëherë mund të ndodhë. Shumica prej nesh e shpërngulim peshën e trupit vetëm në një anë, duke i kryqëzuar këmbët.

Kryqëzimi i këmbëve është shkak edhe për krijimin e celulitit, frika e të gjitha femrave. Prandaj mundohuni që këtë lloj qëndrimi ta eliminoni.

Përveç kësaj, ulja me këmbë të kryqëzuara  rrit edhe shtypjen e gjakut dhe ndikon në nervat e këmbëve tuaja.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top