Mirëqenie

August 10, 2018 | 8:25

Produktet natyrale që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive

Mushkëritë kanë një rol jetësor në çdo njeri, përgjegjëse për sigurimin e oksigjenit me anë të frymëmarrjes dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit në frymënxjerrje. Ato kanë gjithashtu funksionin e filtrimit të agjentëve mjedisor agresivë dhe parandalimin e krijimit të disa sëmundjeve, por duke qenë organe tepër delikate ndodh të dështojnë të kryejnë punën e tyre edhe në nivelet më minimale.

Ky mos-funksionim ndodh më shpesh tek duhanpirësit . Duhanpirja është edhe shkaku kryesor  i çrregullimeve në aparatin e frymëmarrjes si dhe shkaktarja e disa sëmundjeve kronike të tilla si kanceri.

Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe ti kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrimin e mushkërive.

Grejpfruti

Ky frut i shijshëm është i pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë në mënyrë  të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.

Komponentë aktivë të grejpfrutit  u rezistojnë keq-funksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.

Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.

Hudhra

Hurdha është një nga ushqimet të cilët kurrsesi nuk mund të lihen jashtë dietës. Përqendrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksidante që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hudhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek  duhanpirësit aktiv ashtu dhe tek ata pasiv.

Karota

E konsideruar si perime e pazëvendësueshme në dietat ushqimore , karotat përmbajnë vitaminat A, C, E dhe K të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale.

Për të neutralizuar efektet negative të nicotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme këshillohet që karota të konsumohet e pagatuar.

Eukalipti

Eukalipti është një nga bimët më të përdorura për  përmirësimin e shëndetit të aparatit frymëmarrës. E ardhur fillimisht nga Australia eukalipti është përdorur që në kohët më të hershme për qetësim të irritimeve të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e mushkërive. Rekomandohet për heqjen e mukusit të tepërt në rrugët e frymëmarrjes dhe për të larguar simptomat e njëjta me gripin dhe të ftohtin.

Lëng Aloe Vera

Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban  agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

 

Burimi / shendeti.com.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com