Këshilla & Arsye

May 21, 2018 | 11:57

Produkti që mund të përgatitet vetë dhe që mban larg mushkonjat gjatë gjithë verës

Tashmë jemi në prag të sezonit të verës, rrobave të lehta, ditëve me diell dhe mbrëmjeve verore me miqtë në ambiente të hapura. Dhe bashkë me këto të mira vijnë edhe mushkonjat që të gjithë i urrejnë. Ato janë gati për të na sulmuar në takimet e freskëta në kopsht apo në tarracën e shtëpisë.

Por ka një mënyrë të thjeshtë dhe plotësisht natyrale për të hequr qafe mushkonjat dhe për të shijuar kohën tuaj jashtë.

Nëse ato bëhen makthi juaj në kohën e verës, përgatisni një kavanoz që vepron si një anti-mushkonjë dhe përmban përbërësit e nevojshëm për të ndaluar sulmet e tyre.

Çfarë ju nevojitet:

6 feta limoni, 5 feta lime, 2 dega rozmarine, ujë, vaj eukalipt i mbushur me limon (7-10 pika), 1 qiri lundrues, një kavanoz bosh.

Ju mund të gjeni vaj eukalipt në farmaci, në dyqane bimore, ose në internet.

Anti-mushkonja nuk do shumë kohë shumë për t’u përgatitur. Ju mund të filloni ta përgatisni pesë minuta para se të uleni jashtë dhe pastaj mund të shijoni hapësirën tuaj në natyrë pa pasur frikë nga pickimet.

Për fat të mirë, kjo jep një aromë të këndshme, duke mbajtur mushkonjat larg dhe gjithashtu kavanozat janë shumë të bukur për dekor. Pse të mos e provoni?

Burimi / funnyitalia.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top