FB

February 2, 2021 | 8:35

Provoni të bëni këto gjëra dhe shihni si do të përmirësohet jeta juaj

– Mundohuni të mos hani shumë vonë në mbrëmje dhe të shkoni të flini me një ndjenjë të lehtë urie, duke vepruar në këtë mënyrë për 1-2 javë do filloni të keni gjumë të qetë dhe të lehtë dhe do të ngriheni me humor të mirë;

– Mundohuni të mos shtoni kripë dhe piper në ushqimin tuaj, do të shihni se mund të ngopeni me një racion dy herë më të vogël, dhe pas një muaji, nëse jeni mbipeshë, do të humbni peshë natyrshëm;

– Provoni të ecni dhe të uleni për një javë me shpinën drejt dhe do të shihni se sa do të përmirësohet kujtesa juaj;

– Provoni sa herë që mendoni për një person që nuk ju pëlqen, vizualizoni duke i dhënë atij disa gjëra të këndshme dhe imagjinoni sa i lumtur është ai/ajo. Ju do të shihni se marrëdhëniet tuaja të vërteta do të përmirësohen nga të dyja palët;

– Provoni të fikni televizorin dhe kompjuterin një orë para se të flini, në këtë mënyrë do të filloni të kuptoni më mirë dëshirat dhe impulset tuaja krijuese;

– Provoni për një javë të flisni në telefon dhe të hyni në internet vetëm për punë dhe jo për argëtim dhe do të shihni që 24 orët do të bëhen 36;

– Mundohuni të buzëqeshni sa herë që dëshironi, madje edhe me një kalimtar, të paktën për 2 sekonda dhe pa u shqetësuar se çfarë mund të mendojë; brenda një muaji njerëzit do të duken ndryshe për ju, më shumë si miq sesa të huaj;

– Provoni të shtriheni në bar në mes të pemëve, larg makinave, pa menduar se çfarë do të thonë të tjerët. Në këtë mënyrë do ndjeni brenda jush qetësinë e shumëpritur.

 

Burimi / https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=207807781015117&id=110563187406244

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top