FB

November 10, 2022 | 9:25

Pse 50% e femrave nuk janë më të interesuara për seks?

Sipas një sondazhi të kryer në Britani mes 12,132 vullnetarëve, rezultoi se 1/2 e grave që morën pjesë, kanë humbur interesin për seksin. Moshat e studiuara ishin midis 16-74 vjeç dhe pyetjet e bëra kishin të bënin me libidon dhe dëshirën për seks.

Më konkretisht, gratë që morën pjesë si kampion u pyetën nëse kishin ndonjë përvojë me sëmundje seksualisht të transmetueshme, me shtatzëni të padëshiruar apo ndonjë përvojë të marrëdhënieve të detyruara, si dhe nëse i pëlqeu fizikisht akti seksual. Rezultatet, të publikuara në BMC Public Health, zbuluan se 34% e grave pranuan se nuk donin të bënin seks, ndërsa shifra korresponduese për burrat ishte vetëm 15%. Përveç kësaj, femrat treguan se ishin të vështira për t’u eksituar seksualisht, si dhe se kishin vështirësi në arritjen e orgazmës dhe se nuk e shijonin aktin, ndërsa 46.5% e tyre konsideroheshin se kishin “shëndet të dobët seksual”, që do të thotë se nuk kanë pasur përvoja të mira emocionale, por kanë pasur edhe probleme fizike dhe sëmundje.

Në të kundërt, për meshkujt ky numër arrinte vetëm në 17%, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së “interesit të ulët” për seksin, që arrinte në 80% të kampionit, ishin të martuar ose jetonin me partnerin. Gjithashtu, studimi në fjalë tregoi se femrat ishin ato që donin më pak seks ose nuk e shijonin atë, si dhe ishin nën presion për ta bërë atë. Nga ana tjetër, burrat ishin ata që shqetësoheshin më shumë për kapjen e një sëmundjeje dhe ishin më pak të stresuar dhe të pakënaqur.

Siç shpjegojnë shkencëtarët, të udhëhequr nga Dr. Alison Parkes, shumë studime relevante kanë treguar se humbja e dëshirës seksuale është problemi më i zakonshëm seksual tek femrat dhe është lidhur me lidhjen e ulët emocionale dhe komunikimin e vështirë rreth seksit. Në të njëjtën kohë, ato arrijnë në përfundimin se njerëzit me shëndet të dobët seksual kanë karakteristika të përbashkëta, të tilla si të kenë filluar të bëjnë seks para moshës 16 vjeç, të kenë përjetuar depresion dhe të kenë rënë në abuzim me drogën dhe alkoolin.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top