Këshilla & Arsye

October 17, 2017 | 12:32

Pse disa njerëz flasin në gjumë?

E folura në gjumë e njohur si somnolokia, është një çrregullim i gjumit. E folura në gjumë mund të përfshijë dialogë të komplikuar ose monologë. Lajm i mirë është se për shumicën e njerëzve kjo është një ngjarje e rrallë dhe e shkurtër. Çdokush mund të flasë në gjumë, por gjendja është më e zakonshme tek meshkujt dhe fëmijët.

sleep-talking

Folësit e gjumit nuk janë zakonisht të vetëdijshëm për sjelljet ose fjalimin e tyre; prandaj zërat dhe lloji i gjuhës që përdorin mund të tingëllojë ndryshe.

Disa flasin për gjëra që nuk kanë fare kuptim dhe disa prej tyre mund të lidhen me ngjarjet, përvojat dhe marrëdhëniet e kaluara që nuk kanë më relevancë aktuale apo ndikim emocional. Shkenca moderne e gjumit pranon se gjumi nuk është një produkt i një mendjeje të ndërgjegjshme ose racionale.

Edhe pse jo fizikisht e dëmshme, e folura në gjumë mund të shkaktojë siklet dhe mund të bezdisë një partner shtrati, shok dhome…

E folura në gjumë mund të shkaktohet nga stresi, depresioni, privimi i gjumit, përgjumja ditore, alkooli dhe ethet.

E folura në gjumë shpesh ndodh në përputhje me çrregullime të tjera të gjumit të tilla si ankthe,  apnea e gjumit dhe çrregullimi i sjelljes së gjumit REM.

Ju mund të filloni të flisni gjatë çdo faze të gjumit. Sa më i lehtë gjumi, aq më i kuptueshëm është fjalimi: në fazat 1 dhe 2, njerëzit mund të kenë biseda të tëra, ndërsa në fazat 3 dhe 4, fjalimi mund të kufizohet në ngërçe dhe dërdëllitje.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top