Këshilla & Arsye

September 26, 2017 | 9:01

Pse duhet të jeni optimist?

Pse duhet të jeni optimist?

A jeni optimist apo pesimist? A prisni që të ndodhë më e mira opo më e keqja?

1

Të jesh optimist nuk do të thotë që nuk jeni në kontakt me realitetin, të injorosh vështirësitë dhe pengesat duke u sjellur në mënyrë naive.Të jesh një optimist do të thotë se shpreson dhe pret që ngjarjet dhe planet të shkojnë mirë, dhe të shikosh me buzëqeshje në të ardhmen.

Një optimist i balancuar shikon realitetin, pranon vështirësitë dhe pengesat, por nuk dekurajohet nga ata. Një optimist i ekuilibruar mund të shohë të mirën dhe të keqen, por në të njëjtën kohë, pret sukses dhe shtron përpjekjet për t’i bërë gjërat të dalin mirë.

Të jesh optimist nuk do të thotë të presësh që gjërat të ndodhin vetë. Do të thotë të presësh më të mirën, por në të njëjtën kohë do të marrësh vendime dhe do t’i ndjekësh ato.

Pse të jeni optimist? Sepse optimizmi ju mban të motivuar dhe energjik, duke ndjekur atë që dëshironi me ambicie, besim dhe lumturi. Kjo ju ndihmon të përqendroheni në vizionin tuaj, dhe e bën përditshmërinë  të lumtur.

Këshilla si të jeni optimist:

-Mos u zemëroni me veten nëse e ndjeni veten pesimist. Pranoni se është e natyrshme të ndjeheni pesimist, kur jeta është e mërzitshme ose kur hasni vështirësi.

-Pranoni se ndryshimi i qëndrimit tuaj mendor kërkon kohë, prandaj jini të durueshëm.

-Mbani një listë të thënieve motivuese dhe frymëzuese dhe i lexoni disa herë në ditë.

-Të paktën një herë në ditë dëgjoni muzikë, këngët tuaja të preferuara ose muzikë frymëzuese, ose relaksuese.

-Ushtroni trupin tuaj shpesh dhe rregullisht.

-Të paktën një herë në ditë bëni diçka që ju bën të lumtur dhe të kënaqur. Kjo mund të jetë çdo gjë, madje edhe ndonjë aktivitet i vogël ose veprim si të hash diçka që e doni, të shohësh një program të preferuar të TV, të lexosh ose të bisedosh me një mik.

-Mundohuni të buzëqeshni më shpesh.

-Bëni më shumë kujdes për pamjen tuaj dhe se si ju visheni. Kur të dukeni mirë, do të ndiheni më të sigurt dhe pozitiv.

-Përpiqu të shikosh të mirën në çdo situatë.

-Flini gjumë të mjaftueshëm gjatë natës.

-Nëse mundeni, shmangni shoqërinë negative.

-Mësoni të pranoni të kaluarën, ta lini prapa dhe të vazhdoni me gjëra më të mira.

“Një optimist sheh një mundësi në çdo fatkeqësi; një pesimist sheh një fatkeqësi në çdo rast.”

Winston Churchill

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top