Pse duhet ta konsumojmë gjelin e detit?
• Është mjaft i pasur me proteina (një racion 200 gr. plotëson 100% të nevojave ditore (ka më shumë proteina se pula dhe mishi i viçit)
• Përmban aminoacide thelbësorte, mjaft të rëndësishme për masën muskulare. Përmban aminoacidin triptofan, i cili vepron si një bllok ndërtues në sintetizimin e proteinave.
• Përmban hekur, fosfor, zink, potas, vitaminat B3 e B6 për forcimin e kockave dhe të dhëmbëve.
• Përmban yndyrë të saturuar, e cila është shumë e rëndësishme për proceset biologjike jetësore, prodhimin e hormoneve dhe energjinë.
• Përmban selen një mineral shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar, parandalon zhvillimin e kancerit dhe jep kontribut shumë të mirë për hormonin e tiroides. Riparon qelizat e dëmtuara të ADN- së.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.