Këshilla & Arsye

December 25, 2019 | 8:04

Këshilla për t’u mbijetuar detyrimeve

Shpesh ndihemi të keqardhur kur kuptojmë se janë ditët e fundit të vitit dhe nga jeta jonë iku edhe një vit tjetër: na ndodh të përballemi me pendesa për gjërat që nuk kemi arritur t’i realizojmë, si në fushën profesionale ashtu dhe në atë të ndjenjave. E njëjta gjë ndodh edhe kur mendojmë se festën e fundvitit duhet ta kalojmë me fisin, të afërmit. Sipas psikologëve, është normale të ndiheni keq kur jeni të detyruar të kaloni orë të tëra në tryezë me një grup njerëzish, të cilët në pjesën tjetër të vitit, “harroni” t’i takoni. Nuk është aspak e këndshme, nëse kjo gjendje shpirtërore ju bën të padurueshëm për sytë e të tjerëve dhe rrezikoni të dukeni si fëmija kapriçoz që ka nevojë për vëmendje dhe përkujdesje. Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa këshilla se si t’i mbijetoni natës së festave dhe të afërmve të bezdisshëm.

1

1. Mos e fajësoni veten për gjendjen shpirtërore në të cilën ndodheni dhe mos u jepni shumë rëndësi shqetësimeve që ndjeni. Nuk jeni të sëmurë dhe s’po bini në depresion kronik: është vetëm një çast që do të kalojë shumë shpejt.

2. Minimizoni pritshmëritë dhe mendojini ditët e fundvitit si një festë normale dhe jo si një datë skadence ku duhet të jeni detyrimisht të lumtur. Mos formuloni qëllime për ndryshime të mëdha në jetë, të cilat lidhen me këto festa. Mos u demoralizoni nëse s’e keni gjetur ende të dashurin e zemrës për t’ua prezantuar prindërve dhe as nëse festat e fundvitit nuk do të jenë ashtu siç e keni imagjinuar (në vend të një ishulli ekzotik, pa fisin apo komshinjtë).

3. Në qoftë se nuk dëshironi, s’keni pse të shkoni nëpër vizitat që bëhen me rastin e Vitit të Ri. Të jeni të bindur se shëndeti juaj psikologjik është më i rëndësishëm, ndaj shmangni takimin me njerëzit, të bëni shoqëri me zor. Nuk ka gjë më stresuese sesa të buzëqeshni dhe të festoni me njerëz me të cilët nuk keni asgjë për të thënë.

4. Nëse ndonjë i afërm i juaji është njeriu më i mërzitshëm në botë, mos e detyroni veten ta dëgjoni gjatë gjithë darkës. Evitojeni me shumë edukatë dhe dilni për disa minuta për t’u qetësuar, në mënyrë që kur të ktheheni ta duroni më me lehtësi.

5. Për t’u qetësuar dhe për të larguar stresin, fare mirë mund të ricikloni dhuratat që nuk ju kanë pëlqyer vitin e kaluar. Vetëm ato dhurata që i konsideroni të shëmtuara dhe të kota, të cilat jua kanë dhuruar vitin e kaluar dhe nuk keni ndërmend t’i përdorni ndonjëherë. Është një art që jep shumë kënaqësi: të çliroheni nga dhuratat e shëmtuara, duke kursyer disa kartëmonedha në listën e dhuratave që duhet të bëni, është një burim shumë i mirë antistresi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top