Në fokus

May 12, 2020 | 8:14

Pse duhet të shpenzoni më shumë kohë në kopsht?

Sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që kalojnë më tepër kohë në kopsht, kanë më shumë mundësi të kenë një shëndet fizik dhe psikologjik më të mirë.

Të dhënat u mblodhën nga Monitori i Angazhimit Natyror të Anglisë, që është sondazhi më i madh në botë, i cili mbledh të dhëna për kontaktin javor të njerëzve me botën natyrore.

Autori kryesor i studimit, Sian de Bell shprehet se të qëndruarit në një hapësirë të jashtme, si kopsht apo oborr është e rëndësishme sepse sjell përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien. Këta individë mund të shfrytëzojnë hapësirat e jashtme për t’u çlodhur, por edhe për të kryer aktivitet fizik.

Ekipi hulumtues zbuloi se personat që kalojnë çdo ditë kohë në kopshtin e tyre të shtëpisë kanë tendencë të jenë më miqësorë me natyrën dhe preferojnë të udhëtojnë në vende të qeta, larg zhurmave.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com