Këshilla & Arsye

May 12, 2020 | 8:06

ISHP: Ndjeni shqetësim, frikë, konfuzion? Ja çfarë duhet të bëni pas lehtësimit të masave…

Me lehtësimin e masave shtrënguese në Shqipëri, ministrja Ogerta Manastirliu thotë se është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët.

Më poshtë keni disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e COVID19, postuar nga ministrja e Shëndetësisë.

Ndërsa ISHP ka publikuar disa këshilla se si mund të përballemi me stresin gjatë kësaj periudhe të vështirë për shkak të javëve të gjata të izolimit.

ISHP thekson se është normale të ndihet shqetësim, konfuzion apo frikë. Ajo që mund t’ju ndihmojë është biseda me njerëz të cilëve u besoni. Ndër të tjera duhet të ndërgjegjësoheni se jo gjithçka që dëgjoni lidhur me virusin mund të jetë e vërtetë.

Duhet gjithashtu të menaxhoni emocionet në mënyrë të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com