Këshilla & Arsye

October 31, 2017 | 9:59

Pse duhet t’i kushtoni vëmendje lëkurës së fëmijës

 

1

Lëkura është organi i parë që formohet dhe është i lidhur direkt me shqisën e prekjes e cila edhe ajo, është shqisa e parë që formohet. Lëkura është organi më i ndjeshem dhe mjeti ynë i parë i komunikimit. Gjithashtu është mjeti më eficent për mbrojtjen tonë.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Shkencëtarët e cilësojnë lëkurën së bashku me trurin, si dy aparatet tona me të rëndësishme dhe të lidhur ngushtësisht me njeri-tjetrin.

Ata tërheqin vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj saj, sidomos në periudhën e fëmijërisë. Prekja e fëmijës me kujdes, butësi dhe mirëmbajtja e lëkurës influencojnë direkt në zhvillimin e sferës emocionale të fëmijës.

Një fëmijë i keqtrajtuar apo i prekur ashpër apo i keqtrajtuar fizikisht apo i mbajtur me higjenë të ulet, nuk mudet të realizojë një zhillim psikoemocional cilësor. Kujdes prindër, edukatorë, të rritur, kur prekni fëmijën kujdesuni të kontrolloni lëvizjet tuaja që të jenë të buta dhe jo me rrëmbim dhe pakujdes. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top