Mirëqenie

August 29, 2017 | 9:44

Pse duhet t’i lini fëmijët tuaj të luajnë me ushqimin

Ndërveprimi me ushqimet mund të jetë mënyra më e mirë për t’u siguruar fëmijëve zakone të shëndetshme të të ngrënit.

1

Fëmijët shpesh privohen nga loja me ushqimin në tryezë. Por, një ekspert thotë se kjo është pikërisht ajo që duhet të bëjnë për t’i marrë ata të hanë fruta dhe perime.

Ndërveprimi me ushqimin mund të jetë mënyra më e mirë për fëmijët që të zhvillojnë zakone të shëndetshme ushqimi që në moshë të hershme, thotë akademiku i Oksfordit.

Profesori Charles Spence thotë se lejimi i fëmijëve për të bërë modele me ushqimin mund t’i bëjë ata më të prirur për të ngrënë fruta dhe perime dhe për të shmangur fobitë ushqimore.

Psikologu i ushqimit gjithashtu zbuloi se muzika mund të rriste kënaqësinë e të ngrënit, duke shtypur hidhërimin dhe duke shtuar shijen për fëmijët.

Hulumtimi i tij, i realizuar me “Innocent smoothies”, zbuloi se prindërit sot kanë dy herë më shumë gjasa të detyrojnë fëmijët e tyre të hanë fruta dhe perime krahasuar me ato të shekullit të kaluar.

Por Prof. Spence këshillon që një teknikë e ‘ekspozimit të butë’ është e preferueshme.

Ai tha: ‘Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi i fëmijëve në fruta dhe perime – thjesht përmes prekjes, nuhatjes, duke parë ushqimin e papëlqyeshëm, pa pasur nevojë t’i hanë ato, mund të çojë në një shans më të madh për ta pëlqyer atë. Në të vërtetë fëmijët duhet të inkurajohen të luajnë me ushqimin e tyre edhe nëse nuk e hanë atë.’

Mbi dy të tretat e njerëzve të anketuar zbuluan se kishin patur një fobi fëmijërore të frutave dhe perimeve, duke mos përmendur shijen, por përbërjen, erën.

Perimet më të padëshiruara ishin lakra, bizele, brokoli dhe spinaq. Ndërsa frutat, banane dhe kivi.

Jini të  durueshëm me fëmijën dhe mos hiqni dorë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top