Këshilla & Arsye

September 13, 2017 | 12:47

Pse është kaq e rëndësishme të menaxhoni stresin?

Menaxhimi i stresit ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë: nga stili i jetës, mendimet, emocionet dhe mënyra se si i trajtoni problemet. Pa marrë parasysh sa stresuese duket jeta juaj, ka hapa që mund të ndërmerrni për të lehtësuar presionin dhe për të rifituar kontrollin.

Stress Man. Businessman  suffers from a headache

Pse është kaq e rëndësishme të menaxhoni stresin?

Nëse jetoni me nivele të larta stresi, ju jeni duke e vënë gjithë mirëqenien tuaj në rrezik. Stresi bën kërdi në ekuilibrin tuaj emocional, si dhe shëndetin tuaj fizik. Ngushton aftësinë tuaj për të menduar qartë, nuk ju lejon të funksiononi në mënyrë efektive dhe të gëzoni jetën.

Menaxhimi efektiv i stresit, në anën tjetër, ju ndihmon të tejkaloni stresin që keni në jetën tuaj, kështu që mund të jeni më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktiv. Qëllimi përfundimtar është një jetë e ekuilibruar, me kohë për punë, marrëdhënie, relaksim dhe argëtim – dhe qëndrueshmëria për të qëndruar nën presion dhe për të përmbushur sfidat.

Por menaxhimi i stresit nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të eksperimentosh dhe të zbulosh se çfarë funksionon më mirë për ju. Këshillat e mëposhtme të menaxhimit të stresit mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.

  • Identifikoni burimet e stresit në jetën tuaj
  • Zëvendësoni zakonet e pashëndetshme me zakone të shëndetshme
  • Praktika e 4 A-ve në menaxhimit të stresit- (Avoid, Alter, Adapt & Accept) Shmangni, Ndryshoni, Përshtatuni & Pranoni
  • Lëvizni
  • Lidhu me të tjerët
  • Gjej kohë për argëtim dhe relaksim
  • Menaxhoni kohën më mirë
  • Ruajtja e balancës me një mënyrë jetese të shëndetshme

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top