Në fokus

October 24, 2018 | 10:09

‘Pse fëmija im ha lapsa’: Pyetjet më qesharake që prindërit kanë bërë në Google

Që nga shpikja e internetit, lehtësisht i aksesueshëm, Google ka zëvendësuar miqtë, familjen dhe figurat autoritare si ndalesën e parë për pyetje të përgjithshme të njohurive. Por, ndërsa motori i kërkimit është një shok i besuar për të gjithë ne, e vlerësojmë shumë pak minierën dixhitale të informacionit krahasuar me prindërit.

Portali ‘Mamamia’, kohët e fundit ka anketuar 100 nëna dhe baballarë për të zbuluar pyetjet më të pazakonta dhe më qesharake që ata kanë bërë në Google.

Sipas sondazhit, funksionet trupore janë një nga temat më të zakonshme që kërkohen nga prindërit.

Pyetjet rreth vjelljes dhe jashtëqitjes ishin më të zakonshmet, në formën e pyetjeve si “Si duhet të jetë një jashtëqitje normale?” Kujdestarët e zënë ngushtë shpesh pyesnin pse fëmijët e tyre hanin artikuj të çuditshëm si ngjyrat, pluhuri dhe rëra, ndërkohë që disa te tjerë thjesht pyetën ‘A është fëmija im normal?’.

Pyetjet më qesharake të prindërve:

– A shërbejnë alkool në Disneyland?

– Si t’i heq njollat e jashtëqitjes nga qilimi?

– Pse fëmijët e mi duan të më shikojnë kur shkoj në banjo?

– Cila është mosha më e vogël që mund të dërgoj një fëmijë në shkollë?

– Të tjerë pyesin veten se si ta pastrojnë hundën e foshnjës.

Fëmijët janë shumë të çrregullt, kështu që nuk është çudi që pjesa më e madhe e pyetjeve prindërore u përqendrua në pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Si të hiqnin bojën, barin, ushqimin dhe jashtëqitjen ishin të gjitha pyetjet e përsëritura.

Hulumtuesi neurologjik Dr. Jacobus Liebenberg tha se teknologjia është bërë ‘një zgjatje e asaj që jemi’. “Njerëzit janë në thelb kureshtarë dhe telefonat e mençur [me Google] përgjigjen kur kemi nevojë për mendim”, tha ai. “Më parë, në qoftë se keni pasur një pyetje për diçka, ju duhet të shkonit në bibliotekë për të kërkuar informacionin – tani, vetë pyesni dhe vetë merrni një përgjigje.

 

Burimi / www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top