Në fokus

January 23, 2021 | 8:30

Pse jemi kaq të stresuar, të shqetësuar apo të dëshpëruar?

Sepse jemi të shkëputur nga vetvetja. Nuk jemi të stresuar për shkak të problemeve të ndryshme me partnerin tonë, punën, fëmijët ose kush e di se çfarë tjetër, por për shkak të shkëputjes nga thelbi ynë, nga zemra jonë dhe realiteti i jashtëm. Vetëm kjo i reflekton problemet që tashmë kemi brenda.

1

Jeta përdor pjesën e jashtme për të na treguar botën tonë të brendshme. Nëse duam të jemi më pak të stresuar, më pak të shqetësuar, të dëshpëruar ose të inatosur, duhet të kërkojmë përqendrimin brenda nesh dhe të rigjejmë lidhjen me zemrën tonë që kemi pasur si sikur fëmijë.

Përvojat “negative” të jetës sonë na kanë distancuar aq shumë nga vetja saqë ne nuk e dimë më kush jemi, çfarë duam, cilat janë nevojat tona reale, por ky largim është shkaku i vërtetë dhe i vetëm i të gjitha shqetësimeve tona: ne jemi në ERRËSIRË!

Qetësia është një akt vullneti, është një arritje që vjen nga ndezja e dritës së zemrës sonë, e shpirtit tonë, e thelbit tonë përsëri.

Qetësia lind nga TË PARIT BRENDA dhe përvetësimi i vetëdijes për pengesat (së pari të brendshme dhe pastaj të jashtme) që na pengojnë ta duam veten dhe të jetojmë sipas spontanitetit dhe të vërtetës sonë.

Nëse dëshironi të ndizni dritën e ndërgjegjësimit dhe të shihni se çfarë ju pengon të jeni më të qetë dhe të lehtë, Projekti i Ndërgjegjësimit ju ofron takime që do t’ju ndihmojnë të rilidheni me botën tuaj të brendshme, sepse vetëm brenda vetes do të gjeni të gjitha zgjidhjet dhe përgjigjet se ccfarë po kërkon.

Sa më shumë që shikoni brenda, aq më shumë rilidheni me zemrën tuaj dhe aq më pak stres, ankth dhe depresion do të përjetoni.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldon, psikoterapeute italiane

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top