Këshilla & Arsye

January 13, 2020 | 8:06

Pse jemi supersticiozë?

Disa njerëz kanë një nevojë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll. Duke qenë se nuk mund të kontrollojnë botën e pafund, atëherë mundohen të kenë nën kontroll botën e tyre të vogël. Kryesisht individët shumë vigjilentë marrin ngacmime të shumta nga mjedisi, për shkak se nuk e filtrojnë sa duhet informacionin. Besimi tek fenomenet paranormale i stimulon më shumë.

 

11. Supersticioni si diçka e mësuar

Shumë veprime kryhen thjesht sepse i kryente nëna ose gjyshja. Modelimi i sjelljes përmes vëzhgimit në njëfarë mënyre përcjell të njëjtat frikëra brenda familjes. Kjo ngjason me një lloj dije të nënkuptuar që nuk ndjen nevojën për ta vërtetuar, thjesht e gëlltit nga paraardhësit. Gjyshja dhe nëna janë dy persona që krijojnë siguri, madje shpesh me mburrje besimi i verbër bën që të dëgjojmë të thuhet: «E di që mund të duket e çuditshme por këtë e bëntë gjyshja ime dhe funksiononte».

2. Supersticioni si tundim për të kontrolluar të pakontrollueshmen

Disa njerëz kanë një nevojë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll. Duke qenë se nuk mund të kontrollojnë botën e pafund atëherë mundohen të kenë nën kontroll botën e tyre të vogël. Kryesisht individët shumë vigjilentë, marrin ngacmime të shumta nga mjedisi për shkak se nuk e filtrojnë sa duhet informacionin. Besimi tek fenomenet paranormale i stimulon më shumë. Të jetë siguria thjesht supersticion, apo ekziston edhe në “natyrë”?

3. Supersticioni si obsesion (fiksim)

Mund të rritet si “tumor”. Fillon si një mënyrë për të çliruar ankthin, përhapet dhe bëhet një preokupim parësor aq sa shkakton ankthe të tjera të cilat supozohej se i qetësonte. P. sh: Kryerja e disa veprimeve në orare dhe data të caktuara mund të bjerë ndesh me impenjime të tjera si p. sh. puna.

4. Supersticioni si mekanizëm përballimi i stresit

Shfaqet më së shumti tek njerëzit ankthiozë dhe u shërben si një teknikë për të përballuar eksperiencat traumatike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top