FB

May 23, 2022 | 10:53

Pse kaq shumë fëmijë i ndërpresin lidhjet me prindërit e tyre?

Duket se gjithnjë e më shumë fëmijë po i ndërpresin lidhjet me prindërit. Me sa duket, është veçanërisht e përhapur në vendet perëndimore. Është më e dukshme në vendet me të ardhura të larta.

1_ap-oezojevwktix6ncfiuw

Pse fëmijët i ndërpresin lidhjet me prindërit e tyre?

Aktet e dhunës janë disa nga faktorët më vendimtarë në vendimet e fëmijëve për të ndërprerë lidhjet me prindërit e tyre. Si rregull, ka disa episode të dhunshme nga e kaluara që nganjëherë riprodhohen në të tashmen, duke rezultuar në shkëputjen e lidhjeve familjare. Situata të tilla i referohen dhunës fizike, verbale, emocionale ose seksuale.

Vlerat: një çështje vendimtare

Është zbuluar se vlerat janë një tjetër faktor që ndikon në fenomenin e ndërprerjes së marrëdhënieve nga fëmijët me prindërit. Në fakt, Dr. Coleman përmendi se një në tre nëna që qëndrojnë larg fëmijëve të tyre pretendojnë se ky aspekt është një nga më të rëndësishmit. Kjo është në përputhje me përfundimet e arritura nga Karl A. Pillemer. Ai theksoi se ekzistojnë tre dimensione në të cilat mund të lindë një distancë radikale midis prindërve dhe fëmijëve. Këto janë diversiteti seksual, besimet fetare dhe mënyra alternative e jetesës. Polarizimi politik gjithashtu ka një efekt, por në një masë më të vogël.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top